Rama: PS gati për mandatin e
dytë, aleancë strategjike me LSI

Rama: PS gati për mandatin e<br />dytë, aleancë strategjike me LSI
TIRANE- Asambleja e Partisë Socialiste krahas vendimeve që mori i dha mundësinë kreut të qeverisë, Edi Rama, të rikonfirmojë koalicionin me LSI-në në 2017-ën.  Ky është një koalicion strategjik, deklaroi Rama, duke pohuar nga ana tjetër se brenda radhëve të PS-së ka nga ata që nuk e duan.
 
Në fjalimin e gjatë të kreut të PS-së, kishte dhe një vend për Kelmend Balilin, që sipas Ben Blushit dhe PD-së, nëse arrestohet hedh në erë qeverinë. Pasi analizoi të gjitha reformat e këtij mandati, Rama theksoi se qeveria po planifikon të arrijë një rritje ekonomike prej 3 % në vitet e ardhshme. 
 
Pothuajse i gjithë fjalimi i kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave u ndoq nga salla edhe nga vetë Koço Kokëdhima. Mbërritja e të cilit në një aktivitetin ku po përjashtohej i befasoi të pranishmit. Megjithatë përveç dëbimit të tij, pas 5 orë punimesh u zgjodhën Luljeta Dollani dhe Taulant Balla si nënkryetarë të Asamblesë të PS-së, ndërsa Ulsi Manja Sekretar i saj.
 
Deputeti Ervin Bushati do të jetë kreut i Këshillit Mbikëqyrës të Financave të PS-së. Ndërsa pas shkarkimit të Kokëdhimës, detyrën e Sekretarit për Emigracionin do ta mbajë Stefan Çipa, zv/ministër i Brendshëm.  Ndërkohë, në Asamble u përfshinë dhe Ethem Ruka, Ilir Zela, Bukurosh Stafa e Luan Hajdaraga dhe të tjerë ish-deputetë në vite të kësaj force.

Rama: PS po punon për mandatin e dytë qeverisës me LSI-në
Në Asamblenë e fundit për këtë vit kryeministri Rama me një fjalim të gjatë ka folur për koalicionin, mandatin e ri qeverisës, që e cilësoi të fituar, Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, akuzat për Balilin, rritjen ekonomike dhe pretendimet e opozitës.
 
Rama në fillim të fjalës së tij deklaroi se PS po punon për një tjetër mandat qeverisës dhe një gjë të tillë do ta sigurojë, pasi ka realizuar disa reforma shtetndërtuese që shmangën vendin nga gremina ku e la PD në 2013 dhe synon që në tre vitet e ardhshme të ketë një rritje ekonomike në nivelin 7%.

Kryeministri theksoi se PS ka synim që në zgjedhjet e 2017 të shkojë së bashku me LSI, jo për faktin se nuk siguron numrat, por aleanca është strategjike për të ardhmen e vendit, ndërsa PD po shkruan parathënien e humbjes së radhës.
 
"Në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë më shumë se zgjedhjet e kaluara, synimi ynë është të jemi në koalicion me LSI.
 
Shumë thonë të dalim vetëm, jo me LSI. Dëgjoni, kjo nuk ka lidhje me sjelljet e caktuara, është strategjike, ajo cfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion.
 
Këto reforma nuk do ishin bërë po të mos kishim këtë koalicion. Sot Shqipëria nuk do ishte një vend më me shpresë nëse nuk do kishim këtë koalicion.
 
Kjo nuk është një çështje Dinamo-Partizani, sigurisht ne jemi partner, konkurrentë, patjetër ne duam ta fitojmë kampionatin, nuk duam ta fitojë LSI, por është një konkurrencë e shëndetshme, në kuadrin e një partneriteti strategjik.

 
Do thoni ju pse nuk e thonë ata, i madhi i bie të thotë çfarëdo, i vogli i bie të mendohet, unë jam besimplotë se do të shkojmë bashkë.
 
Kjo është aleancë strategjike, jo taktike për pushtetin tonë, është për të majtën e gjeneratës tjetër.
 
Patjetër që koalicionin duam ta zgjerojmë për të vazhduar reformat. Nëse do të donim një qeverisje vetëm për 4 vite, mund të dalim vetëm dhe të fitonim vetëm.
 
Zgjerimi nuk bëhet për të zgjeruar pjesëmarrjen në gosti, por për të fuqizuar energjinë përfaqësuese
", tha Rama.
 
Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të ambasadorit të SHBA, opozitës dhe Ben Blushit për mos arrestimin e Kelmend Balilit duke deklaruar se nuk pranon leksione nga askush.
 
Ai tha se herët a vonë, Balili do të arrestohet, ndërsa ka ikur koha kur i kërkuari i binte çiftelisë dhe hante mish qingji me drejtoret e policisë, duke kujtuar rastin e Arben Frrokut, ku ishte në kërkim për vrasjen e Lamajt.
 
"Refuzoj të goditet policia dhe ministri për Balilin, nuk pranoj leksione, ata që japin leksione të tregojë a ishte e përfshirë Amerika me 'Escobarin', kur shteti më i fuqishëm investoi dhe u tërhoq për hunde nga 'Eskocbari', sepse kjo nuk është një luftë e lehtë që përkthehet gabim, si opinionet e Venecias.
 
Kjo luftë nuk bëhet duke recituar librat e Saliut, Balili në kërkim, sikur janë në kërkim bosët e narkotrafikut në Amerikë dhe në të gjithë botën, pasi deri dje nuk do ishte në kërkim, por duke dëgjuar çiftelinë me drejtorët e policisë. Sot është i fshehur vrimave dhe herët a vonë do të arrestohet.
 
Është shumë e ulët të akuzosh ministrin dhe policinë, pse nuk arrestohet sot një kriminel i shumë kërkuar, mund të kritikosh apo kërkosh llogari, por jo të dalësh në parlament apo konferenca për të thënë arrestojeni, se ndryshe jeni me atë.
 
Edhe krimi dhe bosët e krimit, nuk i sollëm ne në 2013, i gjetëm këtu
", tha Rama.
 
Vettingu do të bëjë drejtësi sipas kryeministrit, ndërsa theksoi se ka filluar tërmeti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

"Sot në pallatin e drejtësisë ka filluar të ndihet tërmeti, por nuk kanë parë asgjë akoma", tha kryeministri. 

Përsa i pëket Reformës Zgjedhore, Rama i bëri thirrje opozitës që të ulen për ta miratuar, ndërsa votimin elektronik sipas tij është i pamundur, pasi nuk është aq i besueshëm sa votimi tradicional.
 
"Ne jemi gati për të miratuar Reformën Zgjedhore, por ata nuk vijnë, duam votim elektronik, e kërkojnë edhe zoti Nardi me zotin Vangjeli, por e provuam ne dhe hoqëm dorë ne kur ishim në opozitë, se nuk është aq i besueshëm sa votimi tradicional, sot edhe Amerika po diskuton kthimin te votimi tradicional, pasi janë shtuar edhe djajtë në rrugën e teknologjisë, për të gjitha të tjerat jemi gati dhe nuk kemi asnjë problem" tha Rama.
 
Sipas kryeministrit parlamenti është kthyer në pornografi ekstreme, ndërsa për këtë fajësoi opozitën dhe ish-kryeministrin Berisha.
 
"Degradim, tragjedi edukative, pornografia më ekstreme për ata në 18 vjec parlamenti duhet transmetuar me pullë të kuqe, mjerë ata që mbajnë fëmijët afër.

Kjo e keqe ka një emër, nuk janë të gjithë njëlloj, kjo ka emrin Sali Berisha bashkë me cetën e tij, një fuqi që kontamion mjedisin cdo ditë'tha ai.

Asambleja e Partisë Socialiste, fjala e plotë e Kryeministrit Rama
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship