TIRANE - Kryeministri Rama ka shtruar një pyetje në një mesazh në Fb ndërtuar mbi krahasimin: “ Prill 2013, kapur 1.1 ton marijuanë - Prill 2014, kapur 5.1 ton marijuanë. Dhe ish-Qeveria në opozitë bërtet na mbyti droga! Pse ky dëshpërim?"

Rama e vazhdon mesazhin me tregues të tjerë: "Prill 2014 - kapur 30% më shumë trafikantë droge se prill 2013. Dhe ish-Qeveria në opozitë bërtet "Çohuni të ndalim Qeverinë! Pse kjo çorodi?"

Ky mesazh i Kryeministrit vjen në një moment kur në Kuvend kanë vazhduar akuzat e opozitës kundër mazhorancës dhe Qeverisë, që nuk ka lejuar ngritjen e një komisioni hetimor për drogën.

Kryeministri Rama nuk e ka thënë ende fjalën e vet, por mesazhi i tij tregon se ai është duke dëgjuar me vëmendje diskutimet.
fb rama

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)