Pas rikthimit në Britaninë e Madhe Meghan Markle ka shpërndarë disa fragmente me princ Harryn dhe dy fëmijët e tyre. Nga pamjet e publikuara të katërt shihen duke shëtitur në natyrë.

Kjo është hera e parë që Meghan ka postuar familjen e saj në rrjetin e Instagram-it që kur u kthyen nga SHBA-ja.

Megjithatë pavarësiht kthimit Mbreti Charles ka bërë të qartë se Princi Harry dhe Meghan Markle mbeten anëtarë joaktivë të Familjes Mbretërore.

Pra Harry dhe Meghan nuk do të kenë të drejtë të përdorin titujt “HRH” (Lartësia e Tij dhe e Saj Mbretërore) dhe do të vazhdojnë të konsiderohen qytetarë privatë.

Për rrjedhojë, ata nuk do të kryejnë angazhime zyrtare në emër të Familjes Mbretërore dhe nuk do të punojnë së bashku me anëtarët aktivë të saj.