Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë akuzave se po favorizon "oligarkët" me projektin e Teatrit Kombëtar të Ri. Në fjalën e tij gjatë konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Rama tha se është e pamundur që të bëhet rikonstruktimi apo rindërtimi i një godine të re të identike me të vjetrën. Për këtë ai dha disa argumente, sipas së cilit nuk ka hapësirën e nevojshme për artistët dhe spektatorët, teksa e përkufizoi si një "hile" që do i bëhej fëmijëve, me të cilët simbolizon të ardhmen.
"Nuk po shembin ndonjë vlerë arkitekturore dhe s'mund të akuzohemi, madje është meritë e jona që trashëgimia e çmuar e Tiranës. Edhe sikur të donim ta ruanim dhe ta restauronin, ky do të ishte një ushtrim thuajse i pamundur dhe i kotë, sepse materiali është me jetëgjatësi të paracaktuar dhe i kotë se ajo ngrehinë përveç se nuk ka asnjë vlerë për t'u rikonstruktuar nuk ka asnjë kusht, as për trupën as spektatorët. Duhet të themi se nëse do ta konsideronim idenë e ruajtjes jo duke e restauruar atë, por duke rindërtuar pikë për pikë si kjo e sotmja, me të vërtetë kjo do kushtonte shumë më pak për sipërmarrësin privat, do të merrte me siguri dhe konsensusin që sot në pakicë vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare. Do të ishte më e lehtë për momentin, por e padrejtë për të nesërmen. Edhe këtë rast kemi zgjedhur rrugën e vështirë, se nuk kemi zgjedhur që t'ua bëjmë me "hile" fëmijëve të saj. Nuk mund të komprometojmë të nesërmen për të shmangur kokëçarjet e të sotmes", u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Betohet Erion Veliaj: Kam rënë në dashuri me Bashkinë! Rama: Mos harroni si e gjetëm Tiranën në kohën e Bashës
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
48%
-
Trump
47.9%
-
S'kam mendim
4%
Vota total: 9766
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët
5 Nëntor, 14:33
-
Rama për 'Il Giornale’: BE po humbet peshën në skenën globale, por prodhon ende kufizime! Do marr frymë më lehtë kur të përfundojnë zgjedhjet në SHBA
5 Nëntor, 12:28
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12
-
Tirana shkarkon Bledi Shkëmbin, trajneri për Report TV: E mbylla me bardheblutë
5 Nëntor, 11:50
-
Transportuan 2.1 mln euro mall kontrabandë nga Franca në Shqipëri, SPAK kërkon 86 vite burg për 9 persona
5 Nëntor, 10:53
-
Tiranë/ Ishte në kërkim, 21 vjeçari arrestohet afër stadiumit 'Dinamo'
5 Nëntor, 10:10
-
Rama: Ura e Madhe, shëmbëlltyrë e ambicies së qeverisë për Kukësin
5 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ E kishte marr me qira, i vendoset eksploziv godinës së personazhit të TikTok Kozak Braçi
5 Nëntor, 09:55
-
'Vorio Epiri është një term i vdekur' Qeveria greke: Mundet për Ramën të mos ekzistojë, por minoriteti është atje! Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina
5 Nëntor, 09:50
-
Tiranë, babai godet me grusht vajzën e mitur, arrestohet! I vihet eksploziv godinës boshe në rugën dytësore 'Tiranë-Vorë'
5 Nëntor, 09:27
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53