Teksa Kryeministri Edi Rama publikoi me foto personat me precedentë penal në protestë në një komunikim live, njëri prej tyre, Jon Sinoimeri, i cili e pa veten në fotot dhe skedën që publikoi Rama tha se “ai është student i Mjekësisë me mesatare 10 dhe nuk precedent penalë.
“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më akuzuar për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Unë jam student i Mjekësisë dhe ky shpik legjenda me mbret. Dua të tregoj të gjitha notat që kam marrë me mesatare 10.0. Nuk na ndaloni dot me këto gënjeshtra. Këto janë përpjekjet e fundit të një diktatori. Kam qenë të martën e kaluar i shoqëruar. Më mbajtën 7 orë e gjysmë dhe pastaj më lëshuan. Nuk e di ta do ta denoncoj, se nuk kam kohë për denoncime të kota. Nuk kam besim te asgjë", tha Jon Sinoimeri.
Ai shtoi se ka dalë në protestë për një arsim sa më cilësor, ndërsa tha se protestuesit nuk duan dialog.
"Godinat ku bëjmë mësim janë mizerable. Profesorët tanë nuk janë të një punësuar, por pesë të punësuar. Gjymat e tyre nuk i njohim. Duam vetëm dorëheqje të Ramës dhe opozitës, nuk duam dialog" shtoi ai.
Lajm në përditësim...









Komente
Komento