VIDEO/ Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Rrëfehen shtatë kampionët elitarë në sport: Krenarë që kemi ngritur lart flamurin shqiptar  

Sportistët elitarë dhe rruga e tyre drejt suksesit ishin kryefjala e episodit të parë të Podcastit të kryeministrit Edi Rama, të titulluar “Flasim”. Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel, ishin në një tryezë me kreun e qeverisë për të treguar rrugëtimin e tyre.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi lehtësim të madh dhënien e gradës honorifike për sportistët elitarë në mënyrë që të mos lihen në harresë e të përfundojnë në varfëri kur të zbresin nga maja e suksesit.

“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie”, tha Rama.

Sportistët nuk hezituan të tregonin prapaskenat e rrugës së tyre drejt suksesit duke u shprehur se janë krenarë që kanë ngritur flamurin shqiptar në sy të të gjithë botës. Në pjesën e parë kishte peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, atletja Luiza Gega dhe boksieri Alban Beqiri.

Peshëngritësi Erkand Qerimaj tregoi se goditjen më të madhe e pati në vitin 2012 kur testet e nxorrën pozitiv në testin anti-doping, por nuk u dorëzua dhe u bë kampion Europe. Ndërsa Briken Calja tregoi momentin kritik kur përfundoi në gjendje kome në Amerikë por pavarësisht rrezikut dhe mjekut që i thoshte se duhet të ndalej, nuk hoqi dorë derisa sic thotë ai, u ngjit në majën e botës.

Në pjesën e dytë, Edi Rama kishte të ftuar sportistet e Kosovës Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që i cilësoi si “bijat e shqipes”. Në rrëfimin e saj, xhudistja Kelmendi rrëfeu se ka refuzuar oferta shumë milionëshe edhe pse mund t’i kishte pranuar prej gjendjes së vështirë ekonomike por kishte një synim të qartë, të çonte medaljen olimpike në Kosovë.

Sportistët dhanë dhe një mesazh për të rinjtë që po largohen , duke u bërë thirrje të qëndrojnë në Shqipëri për të ndërtuar një vend më të mirë. Një thirrje e kishte edhe kreu i qeverisë për të gjithë të rinjtë që të mos dorëzohen përballë sfidave që u sjell jeta.

"Unë besoj që çdo ëndërr që njeriu shikon me sy hapur dhe ka kurajo forcën burimin vullnetin, energjitë të shkojë drejt ëndrrës, të ngrihet të rrëzohet ia del”, tha Rama.

podcast-in që zgjati 58 minuta, kryeministri i Rama nuk i shmangu as batutat me sportistët për paratë që u jep qeveria apo për ‘nervat’ që shfryjnë gjatë stërvitjes.

 

 

VIDEO- Podcasti i plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:11
Luiza Gega mesazh të rinjve që largohen: Bashkë mund të bëjmë shumë për Shqipërinë

 

Atletja Luiza Gega u ka dhënë një mesazh të rinjve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria. Ajo thotë se të gjithë bashkë duke punuar, mund të bëjnë shumë gjëra për vendin tonë. Vitet e fundit, Luiza thotë se Shqipëria shihet ndryshe në arenën ndërkombëtare.

"Se kuptoj pjesën që pse duan të ikin dhe mos të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre. Nëse bëhemi të gjithë bashkë, siç jemi edhe ne sot, mund do bëjmë shumë gjëra të mira dhe Shqipëria mund të ecë para. Unë jam krenare për sportin kur shoh sa kanë ndryshuar gjërat. Shpesh të rinjve iu them do doja të isha edhe njëherë 20 vjeç se ne e kemi nisur me shumë sakrificë dhe ndihesha jo e barabartë me shtete e tjera. Por vitet e fundit, sidomos këtu dy vite jemi ndjerë të barabartë dhe shumë krenarë për vendin nga vi dhe atë që përfaqësoj", tha Gega.

Ora 09:08
Xhudistja Majlinda Kelmendi rrëfen vështirësitë: Kur s’kisha mundësi ekonomike mora oferta milionëshe për të përfaqësuar vendet e tjera, por doja të sillja medaljen në Kosovë

 

Majlinda Kelmendi, xhudistja më e mirë në botë ka rrëfyer vështirësitë që kaloi gjatë karrierës së saj duke përmendur kushtet e vështira të stërvitjes e deri te përballja me ata që nuk pranonin flamurin e Kosovës. Në ‘podcast’ me Edi Ramën, Majlinda Kelmendi tha se ia doli që falë punës t’i realizohej ëndrra dhe të çonte në Kosovë medaljen olimpike.

“Ka pasur sportistë të mëdhenj që për shkak të mospërkrahjes është dashur të përfaqësojnë shtete të tjera prej rrethanave. Unë kam pasur oferta milionëshe prej shteteve të tjera kështu që gjatë ceremonisë kisha emocione të mëdha e jam ndjerë krenare me vetes se kur kam marrë oferta, familja ka qenë në situatë të vështirë ekonomike dhe s’kam qenë e sigurt nëse duhet t’i refuzoja apo jo. Ishte trajneri që ka instistuar të mbetemi në Kosovë e s’do ia kisha falur vetes që medalja olimpike të mos e sillja në Kosovë. Jam e lumtur që ëndrra ime është bërë realitet.

Gjatë një periudhe i kam pasur dyert e mbyllura në të gjitha anët. Në vitin 2013 edhe pse u bëra kampione evropiane e botërore, nuk më është lejuar që të jetë prezent flamuri i Kosovës. Më është dukur se nuk ka zgjidhje. Trajneri ka paguar thuajse gjithçka financiarisht për neve dhe shpesh ka ndodhur që kanë dashur që t’i nxjerrin probleme,  por s’jemi ndalur. Për 10-12 vite kemi qenë unë e trajneri kundër botës. Pavarësisht se sa na kanë injoruar e neglizhuar, ne jemi bërë shumë të fortë, na është rritur egoja kështu që nëse sot jemi ne të treja kampione olimpike, Distria është shpallur një herë më e mira në botë, unë jam shpallur 3 herë më e mira në Evropë, 3 herë më e mira në botë, kështu që prej problemeve të mëdha nga qytete të vogla, sot është më e thjeshtë. Ka pasur edhe raste që më kanë futur në politikë pa dëshirë”, tha Kelmendi.

Ora 09:01
Rama mesazh të rinjve: Luftoni për ëndrrat tuaja, s’ka rëndësi nëse rrëzoheni, do ngriheni përsëri! Ermonela Jaho preku majat

 

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të luftojnë për ëndrrat e tyre. Ska rëndësi nëse thotë rrëzohesh thotë Rama pasi do ngrihesh përsëri. Kreu i qeverisë solli edhe dy shembuj të suksesesh, një prej tyre futbollistin Leonel Messi, ndërsa nga Shqipëria mori shembullin e Ermonela Jahos.

"Unë besoj që çdo ëndërr që njeriu shikon me sy hapur dhe ka kurajo forcën burimin vullnetin, energjitë të shkojë drejt ëndrrës, të ngrihet të rrëzohet ia del. Mesi kur ishte i vogël ishte një fëmijë që nuk rritej, kishte problem me gjëndrën e hipofizës. Ai thotë do luaj, dhe ai ja arriti. Ermonela Jaho ka është sopranoja jonë e famshme, ka qenë tek liceu nga një familje e varfër. Nga gjithë ato gocat aty dukej si ajo që s’kishte shans dhe thoshte një ditë do këndoj në la scala dhe këndoi", tha Rama.

Ora 08:56
Rama batuta me boksierin Alban Beqiri: Kë ke në mendje kur gjuan? Më mendo mua, thuaj ‘Rama ik’

 

Boksieri Alban Beqiri ka rrëfyer në podcastin e kryeministrit Edi rama fillimet e karrirës së tij. Kur e nisi këtë rrugëtim, Beqiri thotë se është përballur me shumë komente nga njerëzit që s’do e fitojë dot medaljen dhe kjo ishte një shtysë për të që të mos dorëzohej.

Rama bëri batuta duke e pyetur se kë mendon kur gjuan në Ring. Kreu i qeverisë i sugjeroi të mendojë për të dhe të thotë ‘Rama ik’. Nuk munguan të qeshurat.

Alban Beqiri: Dua të nis me falënderim si gjithë kolegët për gjithë këtë vlerësim të madh. Boksi ka qenë i ndaluar për një periudhë kohore të gjatë dhe vështirësia për të qenë në një hap me vendet e tjera ishte shumë e vështirë. Kur nisa boksin dëgjoja zëra që nuk mund të arrihet një medalje, kjo ishte diçka që më bëri të mos largohesha, e ktheva në forcë dhe doja me patjetër ta arrija.

Rama: Kë ke në mend që të nxit t’i biesh më fort?

Alban Beqiri: Nuk fokusohemi te dikush, mundohemi të jemi sa më të qetë. Nuk bëjmë neglizhime, mund të jesh shumë i mirë dhe kundërshtari më i dobët të gjen pikën. Duhet të jesh shumë vigjilent.

Rama: Mund të thoshe edhe që të kam mend ty. Rama ik, Rama ik?

Ora 08:50
Erkand Qerimaj: Podcast interesant! Rama batuta: Kolonel mos u bëj servil

 

Nuk mungojnë batutat në Podcastin e kryeministrit Rama me kampionët elitarë në sport. Peshëngritësi Erkand Qerimaj falënderoi Ramën për podcastin, ndërsa Rama ia ktheu me batuta.

Erkand Qerimaj: Ju falënderoj për këtë podcast, ishte shumë interesant.

Rama: Kolonel mos u bëj servil tani, hajde.

Ora 08:39
Batutat e Ramës me peshëngritësin Erkand Qerimaj: I kemi pasur të dy flokët e zeza kur e kemi nisur, sot jemi njësoj

 

Teksa po jepte një mesazh për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e botës së sportit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka kursyer batutën për peshëngritësin Erkand Qerimaj.

Erkand Qerimaj: Thjesht jemi munduar të bëjmë sport dhe gradualisht me punë arrihen rezultatet sic keni arritur ju se keni punuar për të arritur këtu.

Edi Rama: Kur jam nisur i kisha flokët e zeza.

Erkand Qerimaj: Sot i kemi njësoj.

Edi Rama: Që të mos jap informacione të tjera.

Ora 08:38
Peshëngritësit rrëfejnë momentet e vështira para Ramës, Qerimaj: Goditje e madhe kur më nxorrën pozitiv në testin anti-doping! Calja: I rraskapitur u ngjita në majë të botës

 

 

Në ‘podcast’, kryeministri Edi Rama që ndodhet përballë sportistëve ka kujtuar 2 momente që thotë se e rrëqethin për peshëngritësit. Të parin rendit rastin kur Erkand Qerimaj rezultoi pozitiv në testin anti doping dhe më pas rastin kur Briken Çaljat i thotë se mjeku që të ndalojë sepse muskujt mund ta linin.

Rama: Dy momente që më rrëqethin. E para goditja pas triumfit në europianin e 2012 që pas një gëzimi të madh, ti u godite nga një masë për substanca të ndaluara që më pas u çmontua. Ai moment kur Brikenit i thotë mjeku stop dhe ti mund të rrezikosh gjithçka dhe muskujt e tu mund të të lënë pikërisht në momentin kur je duke synuar majën më të lartë. Asnjë prej të dyve ju nuk ndaloi, përkundrazi u ngrit më lart.

Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja kanë treguar se pavarësisht të gjithave, edhe kur mjekët i thonë të ndalojnë, nuk dorëzohen derisa të arrijnë synimin që kanë.

Qerimaj: për mua ka qenë ndër sprovat më të mëdha të jetës se edhe kur bëjmë kontrollin, çdo gjë e deklarojmë dhe kur më kanë thënë babai im ndjesë pastë se duhet të shkosh në Tiranë se nuk kanë dalë analizat mirë, ka qenë goditje e madhe e karrierës. Kisha kërkuar çdo gjë brenda rregullave dhe ka qenë goditje dhe vendosmëria për t’u kthyer në stërvitja dhe për faj të asaj që ndodhi me mospasjen e një mjeku e duke pasur parasysh instancat, vendosa të rikthehem fuqishëm e mendoj që për çdo njeri tregon se kur bie poshtë, të ringrihesh lart. U ringrita kur u riktheva si kampion Europe nga Izraeli.

Calja: Rasti i parë ishte në Amerikë kur ishte moment kritik për jetën time që përpiqem herë pas here ta harroj. Kam qenë i pavetëdijshëm se pjesa e trurit s’më mbushej me oksigjen dhe provën e fundit kam humbur ndjenjat e kam përfunduar në spital në gjendje kome. Kur hapa sytë me 6 doktorë mbi kokë më dukej si ëndërr. Ishte një moment i dytë si kampionati Botëror i 2021 kur trajneri po konsultohej me mjekun dhe i thoshte po ky trajnohet apo ka qenë në spital. Ishte ai momenti kur e mora parasysh rrezikun e do e çoj përpara dhe ia dola ashtu i rraskapitur të ngjitem në majën e botës. Pas shpalljes kampion bote për t’u nis për udhëtim për Shqipëri, ka qenë dhe Erkandi dhe kam rënë sërish pa ndjenja se nuk kisha fuqi për të kontrolluar veten. Pas 1-2 ore kam hapur sytë që kam parë veten.

Ora 08:22
Rama me sportistët që u ‘veshën’ me grada ushtarake: S’mund t’i lëmë t’i përpijë harresa e të bien në varfëri! Lehtësim i madh që do kenë pension dinjitoz

 

Kryeministri Edi Rama thotë se ishte barrë e rëndë që sportistët të mund të shpërbleheshin për të marrë pension dinjitoz. Pasi i dha gradën ‘kolonel’ të gjithë sportistëve elitarë, kreu i qeverisë e cilëson lehtësim të madh që sportistët të mos përfundojnë në situata varfërie.

“Ka qenë një nga barrat shumë të rënda të problemeve dhe sekëlldive të harruara kjo e kampionëve që shkëlqejnë dhe më pas i përpin harresa dhe pasi lënë aktivitetin kthehen në njerëz të zakonshëm e pasi zbresin nga maja e olimpit bien edhe në situata të papranueshme varfërie. Pensionin si kolonelë, nënkolonelë apo majorë në pension, për mua është lehtësim i madh pavarësisht se nuk kam qenë i niveleve që mund të krahasohem me ju”, tha Rama.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 08/04/2023 16:22

    Pikpamja e Udhehqesit njesoj si veprat e Enverit... po ne podcast modern

    Përgjigju
  • Beni: 08/04/2023 14:40

    Tashme enverizmi nga "e di ti si behet rakia mo Sillo" ka shkuar ne stratosfere dhe shendrruar ne rampallizem kronik!

    Përgjigju
  • Mondi: 08/04/2023 14:09

    E ku kishte me mire se epidodi i pare do te ishte me keta sportiste elitare

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/04/2023 13:26

    O Edi Rama e ke bo Shqiprin si baçen e babës tat. I ndan gjërat si të do b*tha ty, po kush do i paguaj kta o Ed palla se u talla o Ed rëmpalla. Shtet leshi popull përsheshi.

    Përgjigju
  • Ela: 08/04/2023 13:17

    Na kane nderuar kudo qe kane shkuar ,respekte per sportistet

    Përgjigju
  • Bela: 08/04/2023 13:16

    Kenaqesi te degjojme arritjet e te rinjve tane sportiste

    Përgjigju
  • Joni: 08/04/2023 12:28

    jane nje shembull per te gjithe te rinjte e vendit

    Përgjigju
  • flori: 08/04/2023 12:22

    Na bejne krenar kudo neper bote

    Përgjigju
  • Merru me punet e shtetit: 08/04/2023 12:16

    Mjaft me pallavra dhe propagande shterpe... shteti po vdes dhe ju jeni bashkefajtor si gjithe pararendesit... Varri jashte do ju nxjerre o te pafytyre qe nuk ditet te formonit shtet ne 120 vjet

    Përgjigju
  • Ani: 08/04/2023 11:49

    Emision mjaft i bukur edhe tereqes

    Përgjigju
  • Edi: 08/04/2023 11:44

    Gjenerali i ushtrise se vdekur...

    Përgjigju
  • Eni: 08/04/2023 11:39

    Respekte pafund per keto artiste

    Përgjigju
    • Boti: 08/04/2023 16:30

      Shiko se ke direktivat gabim vllai, jane sportiste..do marresh 2 byreke sot, jo sufllaqe per ty.

  • Bobi: 08/04/2023 11:35

    Tallje menderje live me shqiptart sot u paska ble dhe dhurata i paska fut ne pune dhd u pask dhAn roba te reja ... njediu ma i degjenwrum k shqiptafis

    Përgjigju
  • Besi: 08/04/2023 11:33

    Krenar per sportistet elitar te cilet kane perfaqesuar denjesisht flamurin shqiptar

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/04/2023 10:46

    Modeli per te rinjte shqiptare eshte jo Ermonela, por djali i Qifes.

    Përgjigju
  • Problem nuk është ikja e të rinjve: 08/04/2023 10:11

    Se ikin dhe vijnë perseri, Por problem është se të rinjtë jo vetëm që ikin por nuk po bejne më familje/femijë, se ne Shqiperi apo kudo ku shkojnë nuk ka me mbrojtje sociale dhe jeta sociale do mbaroj, nuk do ketë më. Kjo do shkarkojë më shumë ikje, se s'ka te ardhme atje. Janë vetëm njerëzit e fundit, s'ka më pas tyre qameti si Saliu jeni bo.

    Përgjigju
    • Taku: 08/04/2023 15:28

      Lajm i gezuar jo vetem per sportistet, por sot edhe per ushtaraket, policet, zjarrfikesit, mesuesit, infermieret, pensionistet... Dhurate e bukur dhe e mirepritur nga te gjithe.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025