Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili thotë se qeveria nuk ka mbështetur bizneset e vogla. Sipas kryeministrit Rama janë identifikuar se bizneset e vogla tek të cilët kryedemokrati ka pasur takime dhe janë ankuar për situatën, ato biznese janë përfitues të pagave të luftës dhe tashmë e kanë marrë.

Në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama e ka nxjerrë genjeshtar liderin e PD-së.

“Të qash e të mos qeshësh dot…Faktet nuk janë opinione, shpikjet nuk janë alternativë qeverisëse. Politika nuk është lojë me njerëzit”, shkruan kryeministri Edi Rama.