Kryeministri, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme foto instalacioni të një bredhi metalik të vendosur në Malësinë e Madhe.

Në postimin e bërë, Rama shkruan se instalacioni është një prej veprave të para të programit të ri të ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”.

“Mirëmëngjes, dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”-shkruan Rama.

Në qershor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama bëri me dije hapjen e një fondi prej 200 milionë lekësh për 18 vepra arti për të cilat ministria e Kulturës do të hapë një konkurs ku pritet të marrin pjesë artistë të ndryshëm.