Rama publikon fotot nga punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës: Drejt përfundimit traseja hekurudhore për vendosjen e shinave

Rama publikon fotot nga punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës: Drejt përfundimit traseja hekurudhore për vendosjen e shinave

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar foto nga punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës që do të degëzohet në Rinas me destinacion aeroportin ‘Nënë Tereza’.

Në postimin e publikuar, Rama shkruan se traseja hekurudhore për vendosjen e shinave është drejt përfundimit.

“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Hekurudha Tiranë-Durrës që pritet të mbarojë në pranverën e vitit 2024 do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve kryesore të vendit.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/03/2023 01:23

    Prinderit e mi kane marre pjese ne aksione ne ate kohe e shume vepra u ndertuan nga rinia me aksione.I ndertuan falas,te vetmen gjera qe u garantonte shteti ishte ushqimi,fjetja e higjena qe linin per te deshiruar.S.d.q hekurudhat duhen bere dhe shpejt e duhen shtuar dhe te tjera aty ku nuk ka pasur me pare.Trenat jane motoret e ekonomise.

    Përgjigju
  • Trenisti pa tren: 01/03/2023 13:34

    Ju 35 vjecaret e poshte duhet “te jeni krenar”per hekurudhen qe po ndertoni,vetem se jeni mbrapa per kohen,zhvillimin “e madh ekonomik” qe po kalon vendi yne,nga dixhitalizimi deri tek hedhja e sateliteve. Duhet ta kishit pershkruar anembane vendit me hekurudhe ju,apo keni vetem llafe.!? A e keni pyetur vehten ndonjehere se sa hekurudha ndertuan prindet tuaj per aq vjet.!? Pyetni,pyetni,pastaj flasim,se jeni mesu te genjeheni me “nje lepirese”. Ti Rea,Iliri,Titi,Eno,Ani etj si ju,e keni te garantum udhtimin “falas”…se “bebet” nuk paguajne..

    Përgjigju
  • Fadili: 01/03/2023 13:12

    30+vite 30 kilometra hekurudhe!! Sa kilometra u bene per 30 vite ne “komunizem”!?

    Përgjigju
  • Emri: 01/03/2023 12:23

    A ben te dime se ku eshte stacioni i trenit ne Tirane o zoti KM? Ne Kashar axheba?

    Përgjigju
  • Rea: 01/03/2023 11:06

    Kjo hekurudhe jo vetem qe do na lehtesoje udhetimin,por eshte dhe me ekonomike për njerzit

    Përgjigju
  • iliri: 01/03/2023 10:56

    ja dhe hekurudha do behet me ne fund , respekte danoc

    Përgjigju
  • Eri.k: 01/03/2023 10:55

    Shume bukur.po ne Elbasan kur do e zgjasni ?

    Përgjigju
  • titi: 01/03/2023 10:49

    shume mendihm i mire per te menduar kete menyre te re transporti ne shqiperi

    Përgjigju
  • Eno: 01/03/2023 10:48

    Nje mjet transporti i cili i kish munguar prej kohesh vendit tone

    Përgjigju
  • Mimoza: 01/03/2023 10:47

    Me ne fund do kemi mundesine te udhetojme me tren, duke na kthyer kujtimet e viteve me pare

    Përgjigju
  • Ani: 01/03/2023 10:46

    Dicka mese e nebojshme per te gjithe ne e cila do shkutroj ndjeshem distancen midis dy qyteteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin