SHKODËR- Pas akuzave nga opozita për mungesën e investimeve në fushën e shëndetësisë, kryeministri Edi Rama publikuar disa foto nga Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Bashkëngjitur me fotot që tregojnë ndryshimin e bërë, Rama nuk ka nguruar as të ironizojë opozitën duke thënë se 'shan me të dëgjuar'. 

"Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s'u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar. Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës", shkruan kryeministri.