Ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës, Rama publikon letrën drejtuar Zogut: Banorët ua kërkuan të gjithëve, vetëm ne e mbajtëm premtimin

Ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës, Rama publikon letrën drejtuar Zogut: Banorët ua kërkuan të gjithëve, vetëm ne e mbajtëm premtimin

Letrat drejtuar Ahmet Zogut, rruga e Lumit të Vlorës dhe kryeministri Edi Rama

Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e Lumit të Vlorës.

Sipas Ramës, në këto letra, banorët vendas kërkonin nga qeveria e Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e lumit të Vlorës. Krahas letrës kryeministri shkruan se banorët ua kanë kërkuar të gjitha palëve që kanë qenë në pushtet ndërtimin e rrugës, por thekson se sipas tij vetëm PS e ka mbajtur këtë premtim. 

“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.

Gjatë inspektimit të rrugës pak ditë më parë Rama tha se tashmë rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati të zbulojë një copë parajse të Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 12/04/2021 00:01

    BRAVO RAMA,,,,MOS U MERR ME QENET E OPOZITES,,,NE SI POPULL I NJOHIM SHUME MIRE ATA PLEHRA,,,VOTA IME ESHTE PER TY EDI RAMA.....DHE SA ME SHUME INVESTIME NE TURIZEM---HOTELE E RESORTE ME 4-5 YJE,,,,AEROPORTE --PORTE-UJESJELLSA,RRUGE,,DHE NE BUJQESI,,,KANALE KULLUESE,,UJITJE,,PLEHRA,,,E FARERA......////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve

'EXPO Albania', 5 projekte në konkursin ndërkombëtar për krijimin e qendrës së re të panaireve