Rama publikon pamje nga ndërtimi i kompleksit arsimor ‘Demokracia’ në Valias: Do të mësojnë rreth 1 mijë fëmijë

Rama publikon pamje nga ndërtimi i kompleksit arsimor ‘Demokracia’ në Valias: Do të mësojnë rreth 1 mijë fëmijë

Procesi i ndërtimit të kompleksit arsimor 'Demokracia' në Valias

Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook pamje nga ecuria e ndërtimit të kompleksit arsimor ‘Demokracia’ ku përfshihet një çerdhe, kopsht dhe një shkollë 9-vjeçare që do të frekuentohet nga rreth 1 mijë fëmijë.

Ai shkruan se kompleksi i bashkohej zinxhirit të 26 objekteve arsimore të cilat janë ndërtuar pas tërmetit në zonën e Kamzës.

“Mirëmëngjes, dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor "Demokracia", me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valiasi: 28/12/2022 15:15

    Nuk jemi keq per komplekse arsimore, jemi keq per fëmijë. Kane ikur njerezia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë

Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Dekani: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë