Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga mbledhja e zhvilluar sot me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se në fokus të diskutimit ishte organizimi i ‘Pranisë Besnike’, metodologjia e ‘Besës’ dhe sistemi i ri ‘Pasqyr Albania’.
Sipas kryeministrit Rama, gjatë këtyre takimeve të zhvilluara ditët e fundit, është hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.
Postimi i Ramës:
Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike
metodologjinë e BESËS
dhe sistemin e ri të PasqyrAlbania
duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste
Lajmi kryesor:
Veliaj ‘shkarkoi’ Ristanin, Rama me drejtuesit politikë e deputetët e Tiranës: Takoni qytetarët







