Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e projektit për godinën e re të Institutit të Shëndetit Publik që thotë se do të garantojë standard të ri shërbimi me njësinë e re të laboratorëve.

“Mirëmëngjes dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Faza e parë e transformimit të godinës nis me ndërtimin e godinës së laboratorëve që fillon në vitin 2023, një investim i siguruar nga buxheti i shtetit dhe më pas me godinën qendrore të Institutit të Shëndetit Publik.