Rama publikon pamjet e punimeve, si duket tuneli i sapohapur i Llogarasë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Në një video në rrjete sociale thotë se i uron të gjithëve fundjavë të mbarë ndërsa tregon se vijon puna.

“MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Tuneli i Llogarasë lidh Urën e Shën Elizës me atë të Palasës me një gjatësi prej 5.9 km si dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura 110 dhe 40 metra.   

Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit 2021 dhe pritet të përfundojë ndërtimi në vitin 2024. Ky investim kushton afro 140 milionë euro, dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rea: 04/02/2023 13:28

    Me Vjen shum mir qe jan ber ter keto investime ne vendin ton

    Përgjigju
  • Eno: 04/02/2023 12:28

    Ka lexet tani shko si rob drejt plazheve jugore

    Përgjigju
  • Ani: 04/02/2023 12:26

    Investim mese i domosdoshem pasi kalimi i llogaras ka qene vertet stresues

    Përgjigju
  • Eri: 04/02/2023 12:03

    Vepra nga me te ndryshmet po behen nga qeveria Rama duke i bere vendet tona edhe me te preferuara nga te huajt por dhe vendasit

    Përgjigju
  • klodjan: 04/02/2023 11:22

    ka lezet o shok shko direkte tani

    Përgjigju
  • Eni: 04/02/2023 11:22

    Ky tunel do shkurtoje shume distancen

    Përgjigju
  • Populli: 04/02/2023 11:09

    Nuk duam tynele na thuaj kur do arrestohet banditi sali berisha zagari se vrau popullin te ter ..sali berisha kanceri shqiperis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja