VIDEO/ Rama prezanton 'makinat spiune': Evidenton mangësitë e dokumentacionit të mjetit dhe rastet e informalitetit në transport mallrash apo udhëtarësh

Një tjetër inovacion teknologjik që pritet të marrë jetë shumë shpejt në funksion të sistemit të transportit rrugor është ‘E-monitorim Mobile’. Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e makinës me teknologji avantgard, e cila do të evidentojë çdo situatë të parregullt të automjeteve në rrugë, që nga mangësitë e dokumentacionit të mjetit, mungesën e licensave të ndryshme dhe rastet e informalitetit në transportin e mallrave apo edhe vetë udhëtarëve.

Të gjitha shkeljet do i raportohen sektorit përkatës të Policisë së Shtetit dhe Task Forcës së Transportit Rrugor përmes këtij mekanizmi të ri digjital.

Me ftesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë u prezantua risia e DPSHTRR, projekt pilot me teknologjinë më të re amerikane të Motorola Solutions, në bashkëpunim me AKSHI dhe Infosoft Systems!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi transparent i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë edhe pse duhet të ishin çregjistruar (aktet e amnistive të mëparshme pa kthyer targat), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa ose jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online!

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 02/02/2023 18:42

    Po leket e ketij McGonigal do arrij ti detektoje apo jo...

    Përgjigju
  • Scutari: 02/02/2023 18:41

    Një hallkë e shtuar në zinxhirin e korrupsionit qeveritar!

    Përgjigju
  • Tirona: 02/02/2023 16:58

    Qarkullimi rrugor eshte problem makinat levizin me shpejtësi ne qendrat e banuara rruget duhet dicitalizuar qe te stabilizohet trafiku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë