Rama publikon pamjet nga By-pass-i i Gjirokastrës: Do të jetë gati në pranverën e 2023

Rama publikon pamjet nga By-pass-i i Gjirokastrës: Do të jetë gati në pranverën e 2023

Bajpassi i Gjirokastrës

Bajpassi i Gjirokastrës po merr formën përfundimtare dhe në pranverë të vitit 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thekson se By-pass-i do të heqë makinat, zerojë ndotjen dhe do të garantojë lëvizjen e këmbësorëve në zonën muzeale.

‘Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti.’- shkruan Edi Rama.

Bajpasi do ta çlirojë krejt qendrën e qytetit nga makinat, duke e kthyer në zonë këmbësore pa penguar qarkullimin e banorëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ore: 12/01/2023 16:45

    ik o trap se na lodhe me rruge qe kushtojn 5 euro edhe na i nxjerr me 500 milion euro, nuk i ha me njeri mafiozlliqet e tua

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër