Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet në dy projekte të rëndësishme që janë duke u zhvilluar në Pogradec.
Sipas kryeministrit Rama, brenda 12 muajve zona do të përfundojë projekti i “Shëtitores së Tushemishtit nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit” dhe i “Unazës së Tushemishtit”, që fillon nga ura e Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore.
‘Kantieri i projektit të Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, nga ura e Drilonit që kalon në burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit, një ndërhyrje që brenda harkut kohor të 12 muajve transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.’- shkruan Rama.
Të dyja këto projekte që kapin vlerën 10 milionë dollarë, janë të financuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Realizimi i këtyre ndërhyrjeve brenda harkut kohor të 12 muajve e transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.
-
Nje projekt qe do i japi nje sy dhe nje zhvillim qytetit te Pogradecit fal qeveris Rama keto sot po behen realitet????????
Përgjigju -
Nje projekt dinjitoz qe vetem partia socialiste ti ta bej me se miri????????????
Përgjigju -
Projekt i cili doni japi keti qyteti akoma edhe me shume bukuri
Përgjigju -
Nje projekt qe do te jete gati per sezonin e ardhshem turistik
Përgjigju -
Sa mire qe po rregullohet ky vend kaq i bukur
Përgjigju -
Po e transformoni per mire kete qytet te bukur
Përgjigju -
Po beni investimet e duhura ne kete qytet te bukur
Përgjigju -
Nje investim qe do ja shtoje akoma me shume bukurine ketij qyteti
Përgjigju-
Pogradeci e meriton, ka qene gjithmone si kartoline e juglindjes se vendit
-











Komente
Komento