Kryeministri Edi Rama vijon postimet në rubrikën e tij në Facebook, e kthyer tashmë në një traditë në rrjetet sociale.

Kryeministri ka uruar sot “Mirëmëngjesi” me një video nga kantieri që po kryen punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Në pamjet e shpërndara nga Rama, duket se po punohet paralelisht në disa pjesë të kësaj rruge. Kryeministri thotë se punimet po vijojnë sipas planit.
 

Video e shpërndarë nga Rama në Facebook

Statusi i plotë:

MIRËMËNGJES 

dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit, ju uroj një ditë të mbarë.