Tërmeti i 1 qershorit 2019 me epiqendër në fshatin Floq të Korçës dëmtoi 36 shtëpi, ndërkohë që falë masave të marra nga qeveria ato u rindërtuan në kohë rekord. Kryeministri Edi Rama ndau sot përshtypjet e vetë banorëve të Floqit, të cilët tashmë janë futur në shtëpitë e reja.
“Në Floq, ku në një kohë rekord shtëpitë që tërmeti i qershorit të këtij viti i rrënoi, u ngritën nga e para. U premtuam që dimri do t’i gjente në shtëpitë e tyre, në një dëshmi pak minutëshe mund ta shihni e dëgjoni nga vetë banorët se ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Super punë. Mirënjohje ekipeve që punuan ditë e natë”, tha Rama.
Shtëpia e familjes Mullaj u rindërtua për 1 muaj e gjysmë. “E kishim të vjetër dhe e kemi më të mirë. Realizimi i shtëpisë mund të shkojë mbi 30 milionë lekë. Nuk t’i fal njeri 30 milionë lekë. Unë jam i kënaqur nga të tërë”, tha kryefamiljari. Ndërsa shtëpia e familjes Bekolli u rindërtua brenda 50 ditëve. “Ne jemi shumë të kënaqur. Shtëpia na është zgjeruar. Na e ngritën dhe na e bënë shtëpinë të re”, thotë gjyshja e kësaj familje.
Shtëpia e familjes Metaj u ndërtua për 25 ditë. “Kisha vetëm një dhomë dhe ishte thuajse e pabanueshme. Tani janë dy dhoma, korridor, banjo brenda dhe sallon i madh”, tha zonja e kësaj shtëpie. Ndërkohë banesa e familjes Pelivani po rindërtohet dhe kompania ka punësuar edhe vetë kryefamiljarin.
Në shumicën e banesave të dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq punimet kanë përfunduar, ndërsa janë drejt përfundimit edhe në banesat e fundit brenda afatit të përcaktuar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Tërmeti shkund edhe Qipron, forca 4.3 ballë, s’ka raportime për të lënduar
24 Dhjetor, 20:48
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
GENJESHTRA DHE MASHTRIME NUK ESHTE E VERTETE VETEM ATYRE QE JANE TE PS U RIPAROHET SHTEPIJA OSE DEMSHPERBLEHEN KJO ESHTE POLARIZIM I THELLE POLITIK
Përgjigju