Spitali COVID 4 është gati dhe me 110 shtretër.

Këto detaje na i ka dhënë sot kryeministri Edi Rama i cili e ka publikuar një video brenda spitalit COVID 4, dhe gjatë prezantimit të ambienteve të tij, Danjela Nika zv drejtore e QSUT, ka deklaruar se në këtë strukturë ka 110 shtretër.

"Kjo strukturë ka 110 shtretër. Përhapen lajme të tilla nga persona të papërgjegjshëm të cilët thonë se jemi në kolaps, se di ku e shohin kolapsin.  Faket falsin vetë, kush do ta quajë propagandë le ta quajë të tillë", thotë ajo.

Rama me këtë video i përgjigjet edhe opozitës duke thënë se realiteti është krej ndryshe nga çfarë thonë ata se nuk ka kapacitete dhe as shtretër.

"Mirëmëngjes dhe me pjesën e katërt të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Pas Ramës ka reaguar Basha i cili vijon akuzat se situata e pandemisë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa bën dhe thirrje që ta largojnë kryeministrin nga pushteti në zgjedhjet e 25 prillit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:56
Ping-pong, Basha: Bashkë do ta mposhtim Ramën dhe do shërojmë Shqipërinë

Vijon ping-pongu i replikave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit ka shpërndarë postimin e Ramës dhe bën thirrje që ta mposhtin atë në zgjedhjet e ardhshme.

"Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin", shkruan Basha.

Ora 09:35
Rama publikoi videon nga COVID 4 , Basha me 1 'refren': Ka humbur kontrollin mbi pandeminë, të largohet

Kreu i PD Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me të njëjtën akuzë që e përsërit çdo ditë.

Pasi Rama ka publikuar pamje nga brenda COVID 4 këtë mëngjes ku tregoi se janë  në dispozicion 110 shtretër, Basha në reagimin e tij vazhdon të thotë se kryeministri ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

"Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet", shkruan Basha.