Rama publikon videon e Merkel, kancelarja gjermane: Takoni sa më pak njerëz! Veprimet tona sot kushtëzojnë mbylljen nesër

Rama publikon videon e Merkel, kancelarja gjermane: Takoni sa më pak njerëz! Veprimet tona sot kushtëzojnë mbylljen nesër

Angela Merkel

Kryeministri Rama i bën thirrje dhe njëherë qytetarëve shqiptarë për rëndësinë e respektimit të masave anticovid për të evituar një mbyllje të dytë apo dhe një rëndimin e situatës. Këtë herë ai ka zgjedhur kancelaren Angela Merkel për të përçuar këtë mesazh. Rama ka publikuar një video të kandelares duke iu drejtuar popullit gjerman të bëjnë kujdes dhe të respektojnë të gjitha masat.

"Më së fundmi duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë korona. Nurmi i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi sërish më shpejt se në fillim më shumë se gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar. Tani po përballemi me muaj të vështirë. Se si do të jetë dimri, krishtlindjet tona do vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni tiu them se çfarë do të thotë kjo. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani. Për këtë persona të kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohet, në mënyrë që të ndërpresim zinxhirin e infeksionit. Por ku numri i të infektuarve është shumë i lartë ata nuk mund të vazhdojnë më. Pra çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë sepse secili prej nesh duhet të mbajë distancën minimale. Të mbajë maskën dhe të respektojë rregullat e higjienës.

Por tani duhet të shkojmë më tej. Shkenca na tregon qartë. Përhapja e virusit përhapet drejtëpërdrejtë nga numri i kontakteve dhe takimeve që ka secili prej nesh. Nëse secili prej nesh ul ndjeshëm numrin e takimeve jashtë familjes së vetë, prirja drejt infeksioneve gjithnjë e më shumë mund të ndalet. Kjo është pikërish thirrja ime sot. Takoni sa më pak njerëz qoftë jashtë apo në shtëpi. Përmbahuni nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm. ÇDO festë që nuk është vërtetë e nevojshme, ju lutem qëndroni në shtëpi kudo që është e mundur, në vendbanimin tuaj. Unë e di që jo vetëm tingëllon e ashpër në raste individuale është gjithashtu e vështirë të bëhet pa to. Por na duhet ta bëjmë këtë vetëm përkohësisht dhe në fund të fundit e bëjmë për veten tonë, për shëndetin tonë dhe të të gjithë atytre që mund tiu kursejmë këtë sëmundje. Për të siguruar që sistemi ynë shëndetësor nuk është i ngarkuar, që shkollat e fëmijëve tanë dhe qendrat ditore të qëndrojnë të hapura. Çfarë bëri që në 6 muajt e parë të pandemisë të kalojnë relativisht mirë? Se qëndruam së bashku dhe respektuam rregullat. Nga konsideratat dhe mendja e shëndoshë. Ky është ilaçi më efektiv që kemi aktualisht kundër pandemisë. Tani është më e nevojshme se kurrë Veprimet tona sot kushtëzojnë mbylljen e shkollave dhe institucioneve të tjera nesër" - thotë Merkel.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elca: 20/10/2020 06:32

    Virusit i doli boja kjo e pa pamja qe me shum duket si burr se sa si grua fillon me kercenime perseri,diktaturat e kaluan kohen e vet,tani ka ardh koha e permbysjes e gjith atyre (sic eshte dhe kjo laraska) qe i duket vetja zoter,ka i Zot kjo bote edhe eshte ai i pari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër