Rama publikon videon, ja si është transformuar muzeu i artit në Korçë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj të premteje një video me pamje nga  Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, i cili u çel në dhjetor të vitit të kaluar ku ndodhen të ekspozuara  240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili.  

Në një pjesë të fotografive janë bashkangjitur dhe thënie të tij  apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për figurën e fotografit korçar, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ai jetoi. 

Sipas kreut të qeverisë pas përfundimit të punës së rikonstruksionit ky është muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit.

"Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Muzeu i Artit të Fotografisë “Gjon Mili” në Korçë, muzeu i pestë i ri i çelur në 5 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë