Nga 18-vjeçarët me sëmundje të caktuara tek bluzat e bardha, Rama: Ja kategoritë që duhet të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook' ka treguar kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën e tretë anti-COVID.

Mësohet se me dozën e tretë do vaksinohen personat +60 vjeç me sëmundje kronike.

Gjithashtu dozën e tretë do e marrë personeli shëndetësor dhe personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë.

Sakaq, dozën e tretë të vaksinës do e marrin edhe personat +18 vjeç me sëmundje të caktuara.

Nga 1 nëntori e deri sot janë më shumë se 18 000 qytetarë që kanë marrë dozën e tretë të vaksinës, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur. Kujtojmë se prej 1 nëntorit ka nisur edhe vaksinimi i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje infektive dhe i atyre mbi 16-vjeç, por nuk ka ende një shifër se sa fëmijë janë vaksinuar.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anti-COVID.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë