Kryeministri Edi Rama, ka nxjerrë një video 60 sekondëshe përmes të cilës përcjell pamje nga kantieri ku punohet për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit.

Në videon ku është vënë në sfond një muzikë me çifteli e cila është tradicionale e zonës, tregohen të gjitha këndet ku po kryhen punime.

 “Mirëmëngjes dhe me këto 60 sekonda nga kantieri i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit, ju uroj një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka premtuar se Aeroporti i Kukësit do të jetë gati në pranverën e vitit 2021.