Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish aksionit të ujit të pijshëm, duke thënë se situata do të ndryshojë ndjeshëm në të gjithë Shqipërinë falë reformës rrënjësore që ka nisur. Rama publikon në ‘Facebok’ një video që tregon punimet e nisura në qytetin e Fierit, ku shkruan se vendi do të furnizohet me ujë të pijshëm pas shumë vitesh vuajtje e krizë për ujë.
Ai thekson se do të fitohet koha e humbur çerekshekulli dhe të gjitha pasuritë natyrore të vendit do të kthehen në mirëqeni e në pasuri për secilin.
/Shqiptarja.com
Ai thekson se do të fitohet koha e humbur çerekshekulli dhe të gjitha pasuritë natyrore të vendit do të kthehen në mirëqeni e në pasuri për secilin.
“Në zonën e Fierit ku vijon puna për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm mbas shumë vite vuajtjesh e krize për ujë. Situata do të ndryshojë ndjeshëm në Fier e në të gjithë Shqipërinë, falë edhe reformës rrënjësore të nisur edhe në këtë sektor për të fituar kohën e humbur çerekshekulli dhe të gjithë pasuritë tona natyrore ti kthejmë në mirëqenie e në pasuri për secilin”, shkruan Rama.
d.c./shqiptarja.com









