Rama: Pushteti i Saliut po ha
peshqit e fundit, PD: Do fitojmë

Rama: Pushteti i Saliut po ha <br />peshqit e fundit, PD: Do fitojmë
DURRES - Deklaratave ironike të kryeministrit Berisha nga qyteti i Durrësit, në lidhje me koalicionin e mundshëm opozitar mes PS-së dhe LSI-së i është kundërpërgjigjur edhe lideri i opozitës Edi Rama.

Duke i cilësuar “grahmat e fundit të pushtetit”, Rama shkruan në rrjetin social Twitter: Ekranet e paradites zhurmojnë nga grahmat e fundit të pushtetit që po flet përmes "opozitarësh të zhgënjyer"

Paraditen e sotme, nga Durrësit ku vizitoi kompaninë e përpunimit të peshkut në Durrës, Berisha foli bindshëm, se në zgjedhjet e 23 Qershorit, Partia Demokratike do të sigurojë mandatin e tretë të fitores. Ndërsa duke ironizuar koalicionin e mundshëm opozitar PS-LSI pas ftesës publike që Rama i bëri Metës, shefi i mazhorancës tha: “T’i lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pashë poshtë”


BERISHA: ME 23 QERSHOR FITOJME MANDATIN E TRETE

Nga qyteti i Durrësit kryeministri Berisha është shprehur i sigurtë për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit ndërsa ironizon koalicionin Meta-Rama.

“Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të krijojnë sa më shumë të ardhura për veten, familjen e shoqërinë. Asnjë vend nuk ka rritje me shpejtësi marramandesë siç i ka rritur Shqipëria. Reformat mbrojtën Shqipërinë në kulmin e krizës europiane. Reformat e rejta të cilat ne kemi ndërmarë muajt e fundit dhe do ndërmarrim fill pas zgjedhjeve janë një nismë e fuqishme për rritjen e të ardhurave dhe të punësimit.  Ne të ecim të sigurtë drejt mandatit të tretë. T’i lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pashë poshtë.”- tha sot Berisha dy ditë pas largimit nga qeveria të LSI-së ndërsa dje Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së ftoi publikisht Ilir Metën për koalicion parazgjedhor për të rrëzuar qeverinë Berisha.

Ironia e kryeministrit ka të bëjë me darkën mes kreut të PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta në fillim të majit të vitit të shkuar në vilën e këtij të fundit në Gjirin e Lalëzit, duke lënë të kuptohet se ajo darkë hapi rrugën dialogut Rama-Meta por dhe ftohjes mes Berishës e Ilir Metës.

Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot paradite kompaninë e përpunimit të peshkut "Koral" në Durrës. Ai premtoi mbështetje për sektorin e peshkimit në vend.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?