Arsimi/Rama: Anglishtja që në klasë të parë! Artet dhe Zejet lëndë mësimore që t’i mbajmë larg teknologjisë fëmijët! PD ministra arsimi të stilit KÇK (VIDEO)

TIRANË- Zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si “një lojë me fatin e gjeneratës së re”, e për këtë sot ka prezantuar programin e Partisë Socialiste për arsimin.

Një nga premtimet kryesore të kryeministrit Edi Rama për mandatin e tretë është futja e anglishtes si gjuhë e huaj që në klasën e parë. Një zgjidhje për shkëputjen e fëmijëve nga teknologjia, është futja e arteve dhe zejeve si lëndë mësimore për fëmijët 12-18 vjeç, “ushtrim për mendjen dhe duart”, tha Rama, të cilën do e përfshijnë në shkolla si një kurrikul e detyrueshme për të gjithë nxënësit.

Me programin e PS-së, Rama premton kurse personale për të gjithë nxënësit nga mësuesit e shkollave, por nën monitorimin e Drejtorisë Arsimore duke i ndihmuar kështu të gjithë fëmijët të cilët mund të mbeten pas me mësimet nga shpjegimi në klasa. Një tjetër pikë e rëndësishme e këtij programi është edhe miksimi i universiteteve publike shqiptare me ato europiane. Një ëndërr e ka quajtur Rama gjatë prezantimit të saj, por tha se kjo është një sfidë e vështirë, e megjithatë jo e pamundur. E për të stimuluar Universitetetet, Rama tha se do të vihen në dispozicion 10 mln euro në vit. Risia e mandatit të tretë, tha kreu i qeverisë, do të jetë paketa e inovacionit e cila do të ofrojë kualifikime në inovacion duke mbuluar kostot 100% nga qeveria, 50% direkt. 

Rama nuk i ka kursyer kritikat për kundërshtarët e tij, sipas së cilëve gjatë qeverisjes së PD-së, në Universitete nuk ekzistonte meritokracia. Një nga arritjet më të mëdha të qeverisë së tij, Rama rendit mbylljen e universiteteve të palicensuara si edhe pavarësisë së arsimit, ku sipas tij sot mësuesit nuk janë të detyruar të dalin në sheshe në mbështetje të partisë. Ndër të tjera, ai akuzoi PD-në se ka ofruar ministra të stilit "kap ça të kapësh" si Mark Marku e Agron Gjekmarkaj. 

Disa nga pikat e programit të PS për arsimin gjatë mandatit të tretë

  1. Anglishtja që në klasë të parë
  2. Lëndë mësimore arte dhe zejet për fëmijët 12-18 vjeç
  3. Fund mësimit me 2 turne
  4. Miksim i Universiteteve publike shqiptare me ato Europiane
  5. 10 mln euro në vit për universitetet që ndërthurin programet me universitete e huaja
  6. Kurse të personalizuara për fëmijët
  7. Kualifikim të nxënësve në Inovacion, rimbursim 100% nga shteti

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:11
Nikolla për arsimin: Sollëm kurrikul të re të standardeve europiane! 5 mijë mësues ishin pa arsim përkatës, ne ndërtuam sistem të ri për punësimin e tyre (VIDEO)

Drejtuesja politike e PS në qarkun e Lezhës Lindita Nikolla gjatë prezantimit të programit të arsimit ka deklaruar se qeveria ka sjellë një kurrikul të re të standardeve europiane.

Duke përmendur me rradhë ndryshimet që janë bërë, Nikolla tha se është bërë reformë rrënjësore për gjimnazin si dhe u ndërtua një sistem i ri për punësimin  e mësuesve në një kohë kur 5 mijë mësues ishin pa arsim përkatës.

"Ne gjetëm një kurikul të vjetër më e mbingarkuara në evropë që orientohej nga mëismi përmendësh ne nuk bëmë arna e hoqëm kurrikulën  e vjetër dhe sollëm një të re. Për mçdo fëmijë nga 3 në 18 vjeç, kjo kurrikul do sillte dhe tekste të reja.  Ju të dashur kolegë, na ndihmuat ne që falë pyetjes bëtë të mundur heqjen e shumë teksteve me gabime. Sot i gjithë sistemi i arsimit parauniversitar mbulohet nga tekste të reja, madje falas.

Kam punuar në gjimnaz, kjo falë menysë së teksteve të korrupsionit.  Ne bëmë një reformë rrënjësore reformuam gjimnazin. 5 mijë mësues gjetëm pa arsim përkatës dhe jashtë profilit. Sot kemi 11 mijë dëshmi mësuesit që falë meritës së tyre janë në shkollat e fëmijëvë të fëmijëve. Po sistemin e kualifikimit  e mbani mend si ishte, mjaftonin ca para dhe një tleefonatë që të merrnit kualifikim pa shkuar asnjë ditë.

Reforma jonë ka kapur të gjithë sektorët dhe ishte një reformë sistemike. E kuptoni fare mirë se çfarë ishte matura shtetërore. kopjet ku zhvillohej provimi shkonin ashiqare. Kjo histori ka marrë fund. Nuk kemi asnjë fenomen që përmenda. Ne kemi bërë shumë falë jush, unë iu jam mirënjohës të gjithëve ju.  Është e dmomosdoshme të jemi sërish bashkë ndaj iu shoh në sy ndhe tju shtrij dorën të votoni PS të rimarrim rezultatet e të gjithë kësaj pune. Votoni PS nëse sdoni të kthehen ato kohë ku na shihnin si vota për kutitë e votimit duke mos bërë asgjë për ne", tha ajo.

Ora 09:56
Rama: Hyrja në universitete me meritokraci jo ‘ca të njohur dhe ca të panjohur’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me ardhjen e PS-së në qeveri, hyrja në Universitet është bazuar mbi meritokraci.

“Sistemi i hyrjes në universitet është meritokratik dhe i pamanipulueshëm se çdo gjë lë menjëherë gjurmë, përveç ankesave dhe sharjeve të atyre të treve dhe shumë si këta që u hodhën përpjetë kur ne imponuam këtë sistem, asnjë ankesë nga të interesuarit. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh që fëmijët nuk ndahen më siç u ndan deri kur ne erdhëm në drejtimin e arsimit, në të pasur apo varfër, në të njohur dhe të panjohur, por hyjnë në auditorë me forcat e tyre dhe nuk ka asgjë që ua ndalon hyrjen dhe nuk hyn në auditorësh vitrinash të rreme, apo kristale false, po në universitete të akredituara ndërkombëtarisht. Shqipëria nuk mund të mbajë universitete për të nxjerrë rrugëve pafundësi ekonomistë dhe juristë”, tha Rama.

Ora 09:55
Rama: Gjuha angleze do të mësohet që në klasë të parë! Çelim program të arteve dhe zejeve! Mandati i 3 do sjellë fundin e mësimit me 2 turne (VIDEO)

Kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të programit të sarsimit ka deklaruar se gjuha angleze do të mësohet që në klasë të parë. Ndërkaq ka bërë me dije se do të çelin program të arteve dhe zejeve.

"Në planin tonë do rrisim pagat e mësuesve  me 40%.  Anglishtja do të mësohet që në klasë të parë. Hapim pogramin kombëtar të kodimit për fëmijët 12-18 vjeç. Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program kombëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart.

Ne do të çelim programin 10 vjeçar të kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj. Do u jepen njohuri për ndërveprimet, detyrim që kemi ndaj fëmijëve për botën e iphonët dhe ipad.

Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre parauniversitare.

 Një model ndërkombëtar që është instaluar në Shqipëri me drejtues e trajnerë nga jashtë dhe brenda vendit. Deri në 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do licensohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave", tha Rama.

Ora 09:51
Rama për opozitën: Duan ta vënë arsimin në hyqmin e Markut dhe Gjekmarkut! Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së (VIDEO)

Gjatë prezantimit të programit për shkollat dhe universitetet kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën.

"Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës.

A ju kujtohet ishte vetëm një dekadë më parë, rasti skandaloz kur mësuesit u përdorën për t’i bërë karshillëk opozitës që protestonte për të hapur kutitë e votimit. E po njësoj do të përdoreshin 2 vite më pas, për atë koncertin makabër në sheshin “Nën Tereza” kundër marshimit të heshtur nga opozita në nderin e dëshmorëve të 21 janarit. E detyroi DASH atë farë burrë shteti të hiqte dorë nga ai makabritet dhe mësuesit i shpëtuan një poshtërimi të egër.

Sot mitingjet e kryeministrit në oborret e shkollave, ku fëmijët dëgjonin të sharat për opozitën duken si pjellë e një fantazie të shthurur, por kur drejtonin këta që duan të rikthehen në drejtim për ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”, deklaroi Rama.

Ora 09:47
Programi për arsimin/ Rama: Kurse të personalizuara për fëmijët dhe miks universitetesh me ato të BE-së

1615885475_rama.jpg

Kurse për fëmijët dhe një misk universitetesh publike me ato të Europës. Janë këto 2 pikat e tjera të programit të Partisë Socialiste, të prezantuar kryeministri Edi Rama ditën e sotme.

“Do fuqizojmë programinin për kurse të personalizuar, që fëmijët të mësojnë me hapin e tyre dhe t’u jepet akses që të zhvillojmë kurse nën monitorimin e drejtorisë së Arsimit. Universitete mike të jenë të integruara në sistemin tonë, është ëndërr, por një nga sfidat më të vështira. Universiteti teknik i Stambollit do të jetë dallëndyshja e parë e këtij projekti kombëtar, të kesh mundësi që të studiosh këtu në programet më prestigjioze europiane.

10 mln euro në vit për universitet për afrimin e studimit me vendet e BE dhe do mbështesim çdo sinergji të plotë mes një universiteti shqiptar dhe një të huaj publik në anglisht. Risia e mandatit të tretë do të jetë paketa e inovacionit e cila do të ofrojë kualifikime në novacion duke mbuluar kostot 100% nga qeveria, 50% direkt. Luhet i gjeneratës së të rinjve në 25 prill”, tha Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 17/03/2021 07:21

    Ky Gjekmarkaj, qe hiqet si shume i ditur, pyeteni njeher si e ka mbaruar shkollen e larte ne Itali. Me cfare resultate dhe Ku i gjente paret per shkollen?

    Përgjigju
  • Eretia: 17/03/2021 02:50

    Bravo rama KE NJE EKIP SHUME TE MIRE,,KY ESHTE EKIP FITUES,,TA THEM TAMAM.JO ME TE LAVDERUAR KOT..EDHE UNE PAS 1990 KAM PAS QENE ME PD..SE DONIM TE HYNIM NE EUROPE.,,POR ME PD SHQIPERIA SHKOI DREJT VARRIT ME PIRAMIDAT DHE 1997,.POR KAM 20 VJET QE VOTOJ PER PS SEPSE JENI NJE PARTI QE I DONI TE MIREN POPULLIT...E KJO DUKET NE SPITALET .CERDHET.KOPSHTET.AMBULANCAT..STADIUMET RRUGET E REJA QE KENI BERE PER KETE POPULL TE NDERUAR...EDI RAMA ZOTI JUA SHTOFTE INATIN .PER TE BERE ME SHUME PUNE TE MIRA NE MANDATIN E TRETE ,VETEM NJE PROPOZIM KAM UNE QE NE BREGDET TE NDERTOHEN RESORTE TE MEDHA DHE HOTELE ME 5 YJE ..NE VEND TE PALLATEVE..QE TE PUNESOHEN RINIA E DURRESIT..SHENGJINIT..VELIPOJES..VLORES...SARANDES....

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2021 21:44

    Per te qene te sinqerte dhe te drejte me te ardhmen, politikat e arsimit duhet t'i beje dhe vendose vetem Akademia e Shkencave. Nuk mundet qe sa here nderrohen qeverite te kete ide apo qasje te ndryshme nga qeveria paraardhese. Sa here qe nderrohen partite ne pushtet, c'orientohet komplet sistemi arsimor sepse cdo gje fillon nga e para. Vetem Akademia e Shkencave duhet te merret me politikat arsimore.

    Përgjigju
  • Populli: 16/03/2021 16:06

    Me keto horra qe ke perballe te ka hap zoti rrugen e pushtetit Edo..

    Përgjigju
  • Une pra: 16/03/2021 14:35

    Vetem Rama e ben kete shtet jo keta lafaraket e opozites

    Përgjigju
  • EPIROTASI: 16/03/2021 10:06

    POLITIKANET ME TE FLLIQUR DHE HAJDUT , SI NE SHTETET AFRIKANE I GJEN NE SHQIPERI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja