I ftuari i episodit të 15-të të podkastit ‘Flasim’ me kryeministrin Edi Rama ishte mjeku , Gentian Toshkëzi, që siç e cilësoi Rama, quhet ‘’america’s best doctor’’, doktori më i mirë i Amerikës, çmim i cili i jepet në mënyrë të përvitshme nga një organizatë shumë prestigjioze.
Rama e pyeti mjekun për projektligjin e ri të miratuar për studentët e mjekësisë, të cilët do duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 5 vite në vendin e tyre para se të pajisën me një diplomë, për të penguar largimin e tyre.
Për mjekun Toshkëzi, shteti e ka për detyrë dhe e ka detyrim që të sigurojë shërbimin për popullin, dhe vendimi i duket I arsyeshëm për një vend që ka nevojë dhe vuan për mungesë të personelit mjekësor.
Rama: Ne kemi vendosur para pak ditësh që të ndryshojmë rrugën e marrjes së diplomës për mjekët pasi bëjnë fakultetin e mjekësisë në kushtet kur ka nisur, unë e quaj luftë për burime njerëzore, nga vende shumë të pasura. Gjermania e para të cilët përballen me një rënie drastike të lindjeve dhe një plakje gjithmonë e më shqetësuese dhe gjithmonë e më prezente të popullsisë dhe me domosdoshmërinë për burime të freskëta njerëzore që nuk i prodhon më aq sa duhet sistemi i lindshmërisë së brendshme dhe mjekët shqiptarë janë ndër ata që për shkak të reputacionit që kanë krijuar, pavarësisht se universiteti ynë nuk është i rankuar askund nga pikëpamja formale, menjëherë mikpritjen për shkak të profesionalizmit të tyre dhe natyrisht paga është më e larë dhe pse ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme tani, patjetër atje shpenzimet janë më të larta në raport me këtu, por prap nuk ka konkurrentë, në sensin që nuk dalim dot barazim, jemi në disavantazh në këtë aspekt dhe përballë kësaj dhe përballë faktit që mbrojtja e jetës, garantimi i shëndetit është detyra parësore e shtetit, duke qenë se dhe studimet në Universitetin e Mjekësisë dhe në tërësi mbulohen në një masë shumë të madhe nga shteti dhe tarifat janë thuajse simbolike, ne kemi vendosur që çdo student që do të hyjë këtë vit në Universitetin e Mjekësisë, do të marrë diplomën dhe do të jetë i lirë ta ushtrojë profesionin jashtë vendit, vetëm mbas 5 vjetësh. Si të duket kjo masë?
Gentian Toshkëzi: Unë mendoj që shteti e ka për detyrë dhe e ka detyrim që të sigurojë shërbimin për popullin, për njerëzit dhe shëndetësia është nga ato që është vitale për një vend sepse në qoftë se ajo çalon, atëherë probleme të tjera ngrihen. Si vendim, dhe ashtu si e thoni ju është transparent dhe ju bëhet e qartë që në fillim studentëve që pas 5 vjetësh do të kenë të drejtën e diplomës, pas 5 vjet punë, më duket i drejtë duke pasur parasysh që studimet janë në kosto të ulët, qeveria dhe shteti mbulon dhe koston e shpenzimeve, më duket vendim i arsyeshëm për një vend i cili ka nevojë dhe po vuan mungesën e mjekëve dhe unë mendoj që transparenca është ajo që bën.
Edi Rama: Fatmirësisht ne ende ne nuk po e vuajmë, në sensin që kemi ende një sistem të balancuar edhe pse në raport me të shkuarën ne nuk kemi humbje të mjekëve, pra nuk kemi vende bosh që nuk ka mjekë, ende, por në raport me rajonin ne kemi numrin më të ulët të mjekëve për banorë, që duhet ta rrisim dhe që të mos flasim pastaj për Europën, që do të thotë që ne na duhet maksimizimi i këtyre kapaciteteve, ndërsa duke qenë se kjo ‘’luftë’’ që është tamam ajo ‘’njeriu ujk për njeriun’’ në këtë rast, na ka përfshirë pa dashje dhe ne nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse bëjmë atë që na takon, që të ruajmë sa më shumë burime njerëzore, por edhe duke qenë se në fund të ditës më mbeti pak në vesh ajo që the, që ke bërë 1 vit në Savër në fshat, pjesë e formimit të mjekut është edhe kjo. Domethënë për një periudhë kur si të thuash, vihen në sprovë ato që janë mësuar në shkollë, por edhe vihen në sprovë cilësitë e tua humane, por edhe vullneti për të përballuar situata që mund të mos jenë optimale, ndjenja e përgjegjësisë, pra janë të gjitha gjëra që shkojnë bashkë, plus edhe përgatitja për të hyrë në një tjetër kategori. Ndërsa për ata të cilët janë në proces, ne kemi vendosur dy zgjedhje: pra, ne nuk mund t’i ndalojmë, që kur mbarojnë universitetin këta që janë në vit të 2-të, 3-të, të 4-ët, të 5-të, aty nuk mund t’i ndalojmë kur mbarojnë universitetin të shkojnë jashtë, por ama nëse ata nuk janë të gatshëm që të pranojnë që të qëndrojnë këtu, duhet të paguajnë një tjetër tarifë. Pra shteti do të vazhdojë të mbështesë të gjithë. Patjetër me kushtin që këtu të kalojnë një periudhë kohe dhe sigurisht ata nuk e kanë 5 vjet, e kanë të përshkallëzuar. Ata që janë në vit të fundit e kanë më pak, pastaj pak më shumë dhe pastaj vjen 5-vjetëshi tek viti i parë mos gabohem. Kështu që kjo është pak a shumë skema, besoj që është etike në raport me njerëzit sepse njerëzit nuk paguajnë taksa që të përgatisin mjekë që, qysh në ditën e parë vihen në shërbim të popullit gjerman, me gjithë respektin, por për t’ju vënë në shërbim , në radhe të parë, popullit shqiptar.
Ndërkohë kam dëgjuar histori nga më të ndryshmet nga shqiptarë që kanë studiuar këtu, pastaj kanë shkuar njësoj si ti në Amerikë, në Kanada dhe të gjithë kanë kaluar periudha realisht betejash të vështira. Një mikeshë e jona familjarisht, pak më e re se unë ka qenë një studente e shkëlqyer këtu dhe historia që më tregonte se si arriti në fund fare që të vishte bluzën e mjekes dhe askush më nuk merrej me të për ta monitoruar dhe për ta testuar dhe për t’ia pranuar aftësitë, ishte realisht, domethënë të pastrosh edhe dyshemetë e pavionit, pavarësisht se je mjek i specializuar.
Lajmi kryesor: