Kryeministri Rama ka mbërritur në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku nuk kanë munguar as pyetjet lidhur me Zvërnecin. Ai përsëriti se s’ka projekt dhe si rrjedhojë, as arsye për t'u shqetësuar.

"S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Por s’mund të diskutojmë një projekt. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama: S’ka projekt të miratuar për Zvërnecin, Irani pjesë e luftës hibride! Integrimi, kryeministri: Të gjithë bashkë në tryezë