Rama: Qesharake që Shqipëria
pret statusin, e mori që në dhjeto

Rama: Qesharake që Shqipëria<br />pret statusin, e mori që në dhjeto
VIENE - Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’ e ka cilësuar si qesharake faktin se Shqipëria pret akoma marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas tij Shqipëria e ka fituar atë në dhjetor dhe shtyrja e marrjes së vendimit për në qershor nuk është diçka e mirë për rajonin dhe për Evropën.  

“Kur është fjala për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, më duhet të them se është qesharake që Shqipëria është ende në pritje, Shqipëria e ka fituar statusin kandidat. Ne e kemi fituar atë në dhjetor. Dhe nuk ishte e mirë që ai u zhvendos. Kjo nuk ishte e mirë për Shqipërinë dhe kjo nuk ishte e mirë për rajonin dhe kjo nuk ishte e mirë për Evropën.” shprehet Rama

Kryeministri Rama shprehet mjaft optimist ndërsa shton se është ndierë i inkurajuar nga takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel. Sipas tij të gjitha vendet e rajonit po përparojnë në kuadër të integrimit evropian dhe kjo falë vëmendjes së kushtuar nga BE ndaj Ballkanit.

“Sinqerisht, unë jam shumë i inkurajuar dhe plot shpresë, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Unë jam shumë i inkurajuar nga ndjenja e realitetit dhe urgjencës që kam gjetur nga takimi me Kancelaren, kur është fjala për Ballkanin, si një vend ku Europa duhet të jenë më e pranishme dhe më e vëmendshme. Ky vit është viti i parë në Ballkan pa konflikte. Çdo gjë që po ndodh po ndodh në emër të Europës. Pra, Ballkani është një vend ku ka pasur konflikte të tmerrshme , ndërsa tashmë është bërë një vend i paqes. Tani Ballkani ka nevojë për Evropën, por Evropa ka nevojë shumë më tepër për Ballkanin. Një gjë duhet të jetë e qartë, nga njëra vendet e rajoni duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, nga ana tjetër i gjithë rajoni merr më shumë vëmendje. Integrimi në BE i vendeve është një gjë, dhe vëmendja është një tjetër që nuk duhet të varet nga shpejtësia e integrimit." tha Rama

Sa i përket procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Rama shprehet se vetë procesi është qëllimi i vendit tonë. Duke vazhduar më tëj, Rama e cilëson procesin si mjetin unik të modernizimit të Shqipërisë.

“Procesi i integrimit është një mjet shumë efikas dhe tërësisht unik që duhet për modernizimin e Shqipërisë . Dhe përveç kësaj, procesi i anëtarësimit është vetë qëllimi. Integrimi evropian është një udhëtim me veten tonë, për të zbuluar energji të reja dhe për të rilindur vendin tonë.” tha Rama

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç