Rama: Qeveria do vazhdojë me planin e kursimit të energjisë, por nuk do të ketë masa ekstreme

Rama: Qeveria do vazhdojë me planin e kursimit të energjisë, por nuk do të ketë masa ekstreme

Edi Rama

Kryeministri Rama tha se qeveria do të ketë një plan kursimi të energjisë, por që nuk do të përfshijë masa drastike siç mund të jetë ndërprerja e energjisë. Ai theksoi se rritja me  42 lekë e çmimit për ato që shpenzojnë mbi 800 kilovat do të bëhet që pesha të mos rëndojë mbi konsumatorët e tjerë që janë në gjendje më të dobët ekonomike.

“Të gjithë ekspertët ndërkombëtarë e konsiderojnë jo të arsyeshme për të mos e prekur çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Masa shkon tek ata që konsumojnë më shumë, kanë më shumë dhe përbëjnë vetëm 4% të të gjithë konsumatorëve. Ne besojmë që kjo masë është drejtë, pasi nuk kanë pse të paguajnë të tjerët për ata që kanë pishina e ndriçim. Ne do të vazhdojmë edhe me planin e kursimit por pa hyrë në masa drastike që po i marrin vend shumë më të zhvilluara se ne. Duam që të kemi ndjesinë e një fakti të thjeshtë, në këtë përpjekje të madhe jemi të gjithë bashkë. Të dalim të gjithë nga kjo krizë siç dolëm nga tërmeti e pandemia, jo më të dobët, por më të fortë”, u shpreh Rama.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 09/09/2022 09:08

    Ik Ik Ik Ik Ik në dreq të mallkuar o i mallkuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë