Rama: Qeveria i bën legalizimet
ende me "ligjin e Shaban tapisë"

Rama: Qeveria i bën legalizimet<br />ende me
TIRANË - Çështja e legalizimeve është vënë në fokus të ditës së sotme të Partisë Socialiste. Kryetari i PS-së Edi Rama vlerësoi se ka arsye themelore, sipas të cilave procesi i legalizimeve duhej të kishte përfunduar.
 
"E kanë lënë këtë proces rrugëve dhe e kanë bërë rrugë që ta mbajnë zvarrë për t'ju zhvatur ryshfete", - tha Rama.- "Populli, me paratë e veta, ka paguar me 15 milionë lekë këta ushtarë, atë repart të partisë, që merret me legalizimet. Kjo është një tallje e dyfishtë: dy zogj me një gur. Tallje me ata që jetojnë në ndërtime pa leje, tallje me pronarët. Se pronarëve u është thënë që lekët e legalizimeve do t’ua japim juve.

ZRPP-ja është një tjetër shkallë tmerri, ku jepen leje  nga ato “Shaban tapi”, që këta kanë dhënë me mijëra. "Shaban Tapi " ka hapur edhe një "website"ku historia ka ndaluar, aty ku ka filluar. Tani do shikoni sesi do rifreskohet "website".

I kanë shkatërruar psikologjikisht si ata që presin legalizimin, ashtu edhe ata që presin kompensimin", - përfundoi Rama.-" Do citoj një të huaj që tha: “Marrja e pronës në Shqipëri mbetet një ëndërr” kurse një tjetër tha në një televizion “Mallkuar qoftë Enver Hoxha që nuk i dogji hipotekat, se kam 20 vjet që po endem gjyqeve dhe po u le fëmijëve, sherre pas. Unë mendoj se mallkimi, për çka ndodh sot me pronën, u takon atyre që ndërmorrën gjithë këtë proces shkatërrimi të dokumentacionit që lidhet me legalizimin dhe kthimin e pronave”."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptare)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten