Rama: Qeveria ime ka bërë formën më të mirë të koncesioneve! Kemi përmirësuar shërbimet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ka folur për koncesionet, ndërsa i ka quajtur ato të kohës së opozitës si koncesione të këqija, ka thënë se qeveria e tij ka përdorur formën e 3 e cila sipas tij është e vetmja formë pse koncesionet dhe PPP ekzistojnë. Këtu shtoi se kanë përmirësuar shërbimet e qytetarëve,

"Dua të shtoj  diçka meqë ndjeva fjalën koncesion. Tani këtu në Durrës ka një koncesion që nuk është vetëm në Durrës por edhe në pika të tjera hyrëse dhe dalëse. Këtu është porti dhe ka një koncesion dhe qyhet koncesioni  i skanimit. Ai nënkupton se çdo makinë, çdo maune çdo kamion çdo mikrobus me mall, të kalojë atje. Sepse shteti do të kontrollojë autoritetet e sigurisë duan të kontrollojnë përmbajtjen e mallit. Ky nuk është shërbim për eksportuesit dhe importuesit, por është një shërbim se shteti do të kontrollojë.

Për shkak të këtij koncesioni unë si kryeministër të km futur dorën në xhep dhe ty. Ky është një koncesion që e bën koncesionin një gjë më të shpifur. Se si e zgjidh unë mënyrën e shërbimit a me privat a me shtet kjo është puna që më ke dhënë ti mua. Ajo që duhet është që unë të të jap shërbimin më të mirë.

Këto dy lloj koncesionesh qeveria ime si ka bërë por e atyre që bërtasin koncesione koncesione. Qeveria ime ka bërë formën e 3 e cila është e vetmja formë pse koncesionet dhe PPP ekzistojnë. Të shkosh  dhe të bësh analiza ti ke analiza më të mira sot sepse laboratorët janë dhënë te një privat prë të investuar... por ti nuk paguan, paguaj unë.

Ne kishim në maternitet të gjithë sistemin tonë, 55 mijë infeksione pas operacioneve. Një nga arsyet kryesore ishin paisjet, instrumetnat mjekësore. Në maternitet, te i Koço Gliozheni unë kam parë instrumenta mjekësore të kohës së dashurisë shqiptaro kineze,  ne nuk ikishim sistem sterilizimi të paisjeve mjekësore me standarte, po kishte nga këto të ekspresit, mbaj mend kohën kur ime më ndjesë pastë shërbente si stomatologe.

Sot instrumetet mjekësore janë të standardeve të larta, i janë dhënë një sipërmarrjeje e cila bën sterilizimin dhe ua çon mjekëve te salla. të kapetuara sipas protokollit, ndërkohë që mjeët përpara i gjenin dhe brenda spitalit me mik", tha Rama, i cili teksa dha këto shembuj iu drejtua një të riu.

Edi Rama: Je i martuar apo akoma?

I riu: Jo. Jam vetëm 23 vjeç.

Edi Rama: Ke kohë mos u ngut nëse më dëgjon mua. Sidoqoftë do të martohesh, nëse je super i dashuruar do e dërgosh të dashtrën në maternitet. Ne kishim në maternitet dhe në sistemin tonë 55 mijë infeksione pas operacionit dhe një nga arsyet kryesore të infeksioneve ishin pajisjet mjekësore. Në maternitet, tek ‘Gliozheni’ kam parë instrumenta mjekësore të kohës së dashurisë shqiptaro-kineze. Ne nuk kishim sistem sterilizimi modern, por kishim si ato të ekspresit që nëna ime shërbente si stomatologe. Sot instrumetat mjekësorë dhe të gjitha tipet që kanë të bëjnë me një operacion janë në standardet më të mëdha evropiane.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati projekti për ndërtimin e portit, do jetë më i madhi në Mesdhe! Është lidhur kontrata për hekurudhën Tiranë-Durrës (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi

Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi