Kryemnistri Rama pas takimit lidhur me planin e ndihmave për zonat e përmbytura në jug të vendit pak me pare, shkruan në rrjetin social Twitter, duke u shprehur “Qeveria e njerëzve për njerëzit dhe me njerëzit është pikërisht kjo që ka sot Shqiperia! Në krah të tyre me të gjitha fuqite e mundësite”.

Po ashtu, Kryeministri Rama në një postim të mëparshëm në statusin e tij, falenderon Bashkimin Evropian, duke u shprehur “Një falenderim edhe Bashkimit Europian që vuri dje në lëvizje mekanizmin e solidaritetit ne funksion te fazës 2. Një falenderim dhe mirenjohje të thellë sipërmarrjes së Shqipërisë e Kosovës që në takimin e sapombyllur foli me shembullin e solidaritetit”

Rama

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)