TIRANE - Qeveria po adopton arbitrarisht dhe pa koherencë, copëza të Programit tonë, ç’ka do të thotë se i ka ardhur koha të largohet. Kështu ka thënë sot, Kryetari i PS-së, Edi Rama, në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së, duke e argumentuar këtë akuzë të tij ndaj Qeverisë me fakte konkrete të lidhura me heqjen e taksës mbi makineritë, pagat apo reformën në shëndetësi. Për më tepër, tha Rama, këto trumbetohen në çuarje përpara të projektit të qeverisë, por nuk janë gjë tjetër veçse një vazhdë kopjimesh pa koherencë.
E tillë është heqja e tatimit për ata që fitojnë deri në 300 mijë lekë, të cilët nuk do ta paguajnë, mirëpo askush nuk di të shpjegojë pse ata që fitojnë pak më shumë se 300 mijë, le të themi, polici i thjeshtë, do të paguajë taksë sa Ministri i Brendshëm! Ndërsa, pas 25 marsit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri, do të ketë një rritje taksash për të vetëpunësuarit deri në 70 dollarë për kokë.
Përsa i përket projektit në shëndetësi, Rama paralajmëroi se PS ka projektin me reformat më ambicioze dhe radikale në këtë fushë. Në themet të tij, tha ai, qëndron dallimi mes nesh dhe atyrë që qeverisin e janë shkaktarë të gjendjes skandaloze ku ndodhet sot sistemi shëndetësor. Ata të thonë: po s’pate lekë, mos u sëmur, se shteti nuk kujdeset për ty; kurse ne themi se do të kujdesemi për ty edhe po nuk pate lekë.
Sot, mbas 15 vjetësh, veç asaj që shihet në sistemin shëndetësor, bilanci është dramatik: kontribuesit e drejtpërdrejtë janë rreth 500 mijë, ekzaktësisht 470 mijë deri në fund të 2012-ës, pra, 1/7 e popullsisë shqiptare. shpenzimet për kujdesin shëndetësor në më shumë se gjysmën e tyre, nuk vijnë nga kontributet, por nga xhepi i atyre që s’i paguajnë dot kontributet, se janë të papunë.Thelbi i vizioni tonë është ta afrojmë kujdesin, falas. Shërbimi shëndetësor , theksoi në vijim Rama, ka një kosto që do të përballohet nga shoqëria, edhe për ata që s’e kanë të mundur.
Redaksiaonline
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.2%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:43
-
Kamëz/ Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj
14 Janar, 13:40
-
Reshjet e dëborës, qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kishës së Laçit kryhet me vështirësi
14 Janar, 13:34
-
Zonat e mbrojtura/ Zhupa: Kushtetuesja kaloi në seancë kërkesën e PD, ligj që i shërben interesit të Ramës e miqve të tij
14 Janar, 13:33
-
Dosja e Suel Çelës/ Apeli i GJKKO-së heq masën e sigurisë për gazetarin Elton Qyno! Artan Hoxha nuk bëri ankimim! Lë në fuqi 'arrestin' për ish gjyqtaren Fetahu
14 Janar, 13:30
-
Zjarret në Los Angeles i shkrinë medaljet, Komiteti Olimpik i premton të reja Gary Hall Jr.
14 Janar, 13:25
-
Komisionerja për Zgjerimin: Presim lëvizje në Kosovë pas zgjedhjeve
14 Janar, 13:15
-
Matura 2025, ja datat e provimeve
14 Janar, 13:15
-
Komisionerja për zgjerimin Marta Kos viziton Tiranën në shkurt: Përmirësimi i Shqipërisë, shembull për vendet e tjera, synohet mbyllja e negociatave deri në 2027
14 Janar, 13:11
-
Moti i keq/ Mësimi ende i pezulluar në 37 shkolla të qarkut të Kukësit, probleme me energjinë! Ja akset e pakalueshme (VIDEO)
14 Janar, 13:06
-
Begaj takon drejtuesit e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit: Verifikoni në kohë pastërtinë e figurave që do kandidojnë në zgjedhjet e 11 Majit! (VIDEO)
14 Janar, 13:05
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04