TIRANË- Besimtarët myslimanë që prej 2 prillit kanë nisur muajin e agjërimit. Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme një shprehje për muajin e Ramazanit.

"Fjalët e muajit! Ramazani me fjalë të thjeshta do të thotë të hash më pak dhe të mendosh më shumë", shkruan Rama. 

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët. Sipas përllogaritjeve nata e Kadrit do të jetë në 27 prill, një natë shumë e rëndësishme e këtij muaji të shenjtë.