TIRANE- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kryetarit të Partisë Lulzim Basha lidhur me drogën e Lazarat. Kreu i PD, njëherësh kryetar i Bashkisë së Tiranës deklaroi se qeveria e mëparshme “kishte ndërhyrë me sukses në Lazarat”. Lidhur me këtë fakt ka reaguar kryeministri Rama duke e quajtur këtë deklaratë të pavërtetë.
 
“Kanë ndërhyrë me sukses në Lazarat? Prite kur të na thonë se kanë shpëtuar botën nga ngrohja globale! Çudi si nuk i desh kurrë shumica këta!”, shkruan kryeministri Rama.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)