Rama reagon pas mesazhit të Thaçit: Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë!

Rama reagon pas mesazhit të Thaçit: Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë!

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mesazhit të Hashim Thaçit pas 4 ditëve  intervistimi në Hagë. Rama ka publikuar një foto nga dita e djeshme, ku Thaçi u prit nga qindra shqiptarë bashkë me flamujt e UCK-së.

"Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë!", shkruhet në foton e publikuar nga Rama me foton e Thaçit me qytetarët.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për katër ditë radhazi u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit të specializuar pranë Gjykatës Speciale në Hagë. Ndaj presidentit Hashim Thaçit dhe kryetarit te PDK-se Kadri Veselit dhe disa të tjerëve është paralajmëruar mundësia e ngritjes së një aktakuze për krime të kryera gjatë luftës së fundit.

Postimi i Ramës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sherbet: 19/07/2020 10:31

    Ne zgjedhjet dotivotojme kurjane ato ne 2021 zgjedhjet nuk ndryshojne sipas interesit te politikanve pore tembahen kurvendosur sipas kushtetutes dhe kushtetutA nuk eshte votuar nga politikanet por eshte votur nga poplli shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite