Rama: Reforma në Arsimin e
Lartë një sukses, PD doli bllof'Opozita nuk solli ide apo sugjerim'

Rama: Reforma në Arsimin e<br />Lartë një sukses, PD doli bllof'Opozita nuk solli ide apo sugjerim'
‘’Ka përfunduar më sukses regjistrimi në universitete me sistemin e ri elektronik në zbatim të Reformës së Arsimit të Lartë. Edhe një herë zhurma çoroditëse e opozitës ka rezultuar një bllof i madh’’.

Kështu deklaroi kryeministri Rama, gjatë komunikimit javor në rrjetin social Facebook.

‘’Ka përfunduar me sukses regjistrimi në universitet me sistemin e ri elektronik në zbatim të Reformës së Arsmit të Lart. Edhe një herë zhurma çoroditëse e kazanit të politikës mbrapsht dhe medias që i shkojnë pas avazit ka rezultuar një bllof i madh. Viktimat e politikës së bllofit ishin maturantët dhe prindërit, natyrshëm të shqetësuar nga një proces i ri, që zbatohej për herë të parë por edhe te shqetësuar më shumë artificilisht për shkak të bllofit të propaganduar për shkak të reformës’’, deklaroi kryeministri Rama.

Rama u shpreh gjithashtu se opozita nuk solli asnjë ide ose sugjerim për sa i përket Reformës në Arsimin e Lartë. Kreu i qeverisë shtoi se opozita ka bërë vetëm deklarata boshe dhe zero alternative.

‘’Edhe një herë ata që duhet të bëjnë edhe një herë opozitën, për i hir të interesit të njerëzve, nuk sollën asnjë ide, asnjë sugjerim. Vetëm deklarata boshe dhe zero alternativa. Sot pasyra përfunditare tregon suksesin e procesin dhe deformimin e madh moral e politik të atyre që e kanë kthyer opozitën ndaj qeverisë foltore më foltore në një kazan që zien broçkulla’’, shtoi kryeministri.  

Kryeministri deklaroi gjithashtu gjatë komunikimit të përvajshëm në Facebook, se procesi i regjistrimit në universitete ishte i rregullt dhe se nuk kishte ndërhyrje nga jashtë.

‘Opozita tha se sistemi i ri i regjistrimeve do të dështonte por që sot është ndryshe, pasi është i suksesshëm. Në vend të meritës janë shprehur se do të vendoste partia, paraja por në të vërtetë për herë të parë në këtë process nuk ka ndërhyrë as partia dhe as leku. Fati i çdo aplikimi e ka vendosur rezultati e çdo maturanti’’, ka shtuar më tej Rama.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dhe akuzave të PD se ky sistem favorizonte universitetet private duke thënë se këtë vit akademik në privat janë regjistruar 27% më pak maturantë se vitin e kaluar, dhe në universitetet publike 5% më shumë .

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social