Rama: Reforma territoriale u jep
jetë qyteteve, fund copëzimit

Rama: Reforma territoriale u jep<br />jetë qyteteve, fund copëzimit
TIRANE – Prezantohen projektet e përzgjedhura për rivitalizmin e qyteteve dhe rajoneve, pjesë e planit të punës për reformën territoriale admnistrative.

Fragmentarizimi dramatik i territorit dhe copëzimi i tij sic e cilësoi kryeministri Rama ndarjen aktuale territoriale, sipas tij duhet të marrë fund përmes investimeve nga këto projekte, për të cilat lajmëroi se do të marrin udhë menjëherë.

“Kemi parë se si kjo mungesë standardesh lidhet edhe me një mungesë të qartë kapacitetesh në nivelin vendor, por edhe me mungesë të përbashkët kapaciteti për të financuar zhvillim rajonal sic e thotë emri i Fondit të Zhvillimit Rajonal, në kushtet ë një fragmentimi kaq dramatik të territorit dhe e një copëtimi të tij. Eksperienca na ka mundësuar ta preim nga fare afër atë që është plaga më e madhe dhe që gjeneron një infeksion dobësues për gjithë mekanizmin e vendit. Plaga e copëzimit terriotial dhe e adminstrimit, që synojmë ta shërojmë përmes reformës territoriale, sot është terapia intensive e domosdoshme”, - the kreu i qeverisë.

RAMA DHE FINO:NUK DO TË PRESIM PAFUND OPOZITËN PËR REFORMËN TERRITORIALE
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Bashkim Fino theksuan se reforma administrative Territoriale është në funksion të plotë të projekte të prezantuara sot. Ata nënvizuan se kjo reformë nuk do të pres pafund për konsensusin e opozitës. “Ne  jemi votuar që të udhëheqim, jo të presim pafund për konsensusin e opozitës”, tha Rama.

“Është mundësia e fundit për opozitën që i themi ta bëjmë bashkë këtë reformë. Ne jemi për të udhëhequr dhe do të thotë që ne nuk do të presim pafundësisht, do e kryejmë këtë reformë kaq të rëndësishme. Progres-zhvillimi dhe inovacioni janë aspektet që duhet të udhëheqin edhe reformën administrative territoriale”, u shpreh deputeti dhe bashkëkryetari i komisionit të Reformës Administrative dhe Territoriale, Bashkim Fino. 

FUND INVESTIMEVE ÇODODITËSE, TË LIDHURA ME INTERESA POLTIKE
Po ashtu, sipas  kryeministrit nuk mund të shikohen të ndara Fondi i Zhvillimit të Rajoneve nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
"Ne jemi çuditur sesi Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është parë i shkëputur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, dy struktura që në thelb bëjnë të njëjtën gjë por në mënyrën e organizimit kanë jetuar të ndara dhe  pa asnjë mekanizëm koordinimi. Grafiku i investimeve në vite i zhbalancuar, investimet të copëluara të çoroditura, të lidhura me interesa politike, të mos kemi investime që të gjenerojnë një zinxhir vlerash që shkon në rritje”, nënvizoi kryeministri.
 
RAMA: FUND POLITIKES QORRE NDAJ QYTETEVE, INVESTIME SA NE 20 VJET
Berati dhe Gjirokastra, si dy nga qytetet me vlera të mëdha kombëtare, ku sipas Ramës nuk është investuar prej viteve ’70, shembulli për mungesën e investimeve në ndihmë të qyteteve. Kryeministri Rama tha se “politika qorre e investimeve” do të zëvendësoshet nga investime të kësaj qeverie, aq sa nuk është investuar në 20 vjet.

“Berati, qytet që të gjithë flasin, por nuk fitojmë gjë nga kjo pasuri, për shumë vite është lënë në mëshirën e fatit. Investimi i fundit i qeverisë shqiptare, është bërë në vitet ‘70, lereni se çfarë ka investuar me të ardhurat modeste të saj bashkia.

Gjirokastra, vlerë e madhe kombëtare, pasuri që duhet të na gjenerojë pasurinë dhe të mos na tretet para syve sic është tretur në gjthë këto vite. Investimi i fundit i qeverisë shqiptare është në fillim të viteve ’80. Pa llogaritur pjesën e investimit për monumentin e Enver Hoxhës, po flasim për investime që i kanë ardhur qytetit në ndihmë.

Kushtet e këtyre dy vlerave të njohura botërisht si vlera të Trashëgimisë Kulturore Botërore sot janë akatkuza më e madhe për politikën qorre të investimeve dhe për dritshkurtësinë më të cilën qeveritë kanë parë burimet tona të investimi. Për këtë arsye ne do të invstojmë aq sa nuk është investuar në 20 vjet të mbledhura së bashku qoftë në Gjirokastër qoftë ne Berat. Do të fillojmë të rindërtojmë qytetin e vjetër, duke rindërtuar 30 rrugë klladrëmi të vjetra në qytet që po zhduken, duke i dhënë mundësi zanateve tradicionale të mos vdesin pas kësaj agonie të gjatë, të zgjerojmë frymëmarrjen e Gjirokastrës dhe Beratit”, tha kryeministri Rama. “Në qytetin e Lezhës, investimi i fundit është bërë para viteve ’90. Për të shkuar tek Memoriali i Skënderbeut, duhet të kalosh në një rrugë, në ca shtigje pa asnjë pikë asfalti apo zbukurim tjetër. Ka edhe më keq. Përpara se të shkosh tek vendi ku i bëhen nderimet heroit të kimist Skënderbeut, duhet të merresh vesh me delet. Se nuk merret vesh kush është rruga e njerëzve dhe të deleve dhe kafshëve të tjera”, tha Rama duke shtuar se projekti do të rikthejë dinjitetin e qytetit historik dhe turistik.

“Kush ka shkuar ndonjë herë në Lezhë është ndier më në vështirësi se ata që janë hedhur nga lartë për të pushtuar Kalanë  e Lezhës sepse rrugë është një tmerr”, vijoi Rama. Rama gjithashtu, u ndal edhe tek qyteti i Elbasanit, ku tha se është model i një qyteti të zhviluar vetëm brenda dhe nuk ka pasur asnjë investim jashtë bulevardit qendror të qyteti. Sipas Ramës, projekti i ri parashikon edhe rregullimin e rrugëve dytësore dhe sistemi i ndriçimit do të zëvendësohet me llamba të reja pasi ato ekzistuese i përkasin viteve ’70. Fondi i Zhvillimit të Rajoneve do të përdoret edhe për investime në qytetin e Durrësit. Nuk mund të mbahet qyteti që pret shumë vizitor të mbahet vetëm me të ardhurat e bashkisë. Qyteti i Kukësit, Kavajës dhe Tepelenës janë 3 qytete të tjera që do të preken nga investimet nga Fondi Rajonal i Zhvillimit. Në jug, ta Rama do të preken disa fshatra, si Qeparoja, Dhërmu, Orikumi dhe 4 të tjerë.

MONITORIM TË RREPËT  PUNIMEVE
Do të doja shumë që ashtu siç kemi ecur deri tani me këtë frymë dhe këtë kërkesë për projekte jo vetëm të qendrave, t’i realizomë me cilësi të lartë.  Kjo do të bëhet “që ti jepet fund borxheve që shteti i ka kompanive vendase”, u shpreh Rama.
Do të ketë monitorim të rreptë, që të mos bjerë cilësia nga vizioni i projekteve tek punimet. 

 PELESHI: "RILINDJA URBANE" HAP MIJERA VENDE TE REJA PUNE
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, tha se “Rilindja Urbane”, tashmë nuk është më një slogan elektoral, por ka filluar të materializohet përmes investimeve. Ai tha se projektet për reformën territoriale janë përzgjedhur për të rigjeneruar nga pikëpamja urbane rajonet dhe qytetet.

Sipas tij, investimi përmes këtyre projekteve do të hapë mijëra vende pune.

“Rreth 100 kantiere të reja pune do të fillojnë nga sot, qindra biznese ndërtimi, biznese shërbimesh të lidhura me to do të fillojnë sot të kenë një treg dhe një frymëmarrje të re. Mijëra vende të reja pune do të hapen nëpërmjet këtyre projekteve gjatë vitit 2014”, -tha Peleshi. 

Redaksia Online
(Gre.M/E.Sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta