Rama: Reformimi i sistemit të
drejtësisë do bëhet hap pas hapi

GRAMSH-Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot fshatin Meshan të Gramshit ku ka zhvilluar një takim me fermerë të zonës. Temë kryesore e takimit ka qenë Fondi i Garancisë. Sipas Ramës, fshati nuk duhet të konsiderohet si lëmoshë, por të kthehet në aleatin kryesor të një qeverie për të garantuar ushqimin e popullit të vet. Megjithate debati i kryeministrit Rama me fermeret u zhvendoset dhe tek Reforma per Drejtesi, ku kreu i qeverisë teksa shkëmbeu batuta me ata, garantoi se cdo hap do të hidhet me radhë.

“Fshati është aleati kryesor i një qeverie për të garantuar ushqimin e një populli të vet. Dhe qeveria nuk e mban në gjendje lëmoshe por e mbështete duke i siguruar bazën, por ka njerëz që ecin më ngadalë, por familja fermer duhet të funksionojë si një familje e vogël biznesi në qytet. Sot ne e vendosim këtë, se ai ligji i famshëm 7501 që e shpërndau tokën, por duke mos e kthyer e duke mos e bërë pronar. Që të mund të bëhet kjo që ne po bëjmë duhet të ishte bërë me kohë reforma territoriale administrative, dhe jo të mbahej peng”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, lënia e fshatit në mëshirë të fatit nga qeveritë e kaluara, ka sjellë dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Është e lehtë që themi sot që ikin të rinjtë. Po ikin. Si mos të ikin? Po si të rrinë të rinjtë më këtu? Sidomos këta në fshat. Që u shkatërrohet ëndrra për të ardhmen teksa shohin babain që rropatet e sjell vetëm djathë e bukë në shtëpi dhe se ka një tokë që nuk e zhvillon dot sepse nuk ka një mbështetje financiare. Ja këtë do përpiqemi të bëjmë ne. Të ndihmojmë fshatin të zhvillohet”.

Në debatin me fermerët Rama hasi dhe në disa kërkesa të tyre mbi fshatin. Kryeministri garantoi se gjërat do të bëhen me radhë, ndërsa u ndal dhe tek gjykatësit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025