VIDEO-Rama: Rikthehet në burg krimineli që nuk justifikon pasurinë! Do i ndalohet dalja nga qyteti (jo vetëm nga shteti)

Kryeministri Edi Rama tha se ndaj personave që ka dyshime të kenë vënë pasuri nga krimi, do të merren masa të tre karaktereve, pasuror, ekonomik dhe personal. Shefi i mazhorancës tha se nuk do të ndalohet vetëm dalja nga territori i Shqipërisë, por do të ndalohet edhe dalja nga një qytet.

"Tek masat me karakter personal, do të konsiderohen që nga ndalimi për të dalë nga territori i Shqipërisë, tek krijimi i një perimetri lëvizje për një subjekt, që nuk mund të dalë nga Fushë-Kruja, Vlora, Shkodra e me radhë, deri tek ndalimi i pajisjes me çdo leje për aktivitete me karakter fitimprurës në Shqipëri", tha Rama.

Po ashtu, me vënien nën sekuestro të pasurive të tyre të dyshimta, dhe nëse të dyshuarit nuk i faktojnë në gjykatë burimin e të ardhurave, jo vetëm do të vendoset konfiskimi i tyre, por do të rikthehet sërish në burg për pasuri të pajustifikuar dhe të vënë nga krimi.

"Tek masat me karakter pasuror. Sekuestrimi preventiv i pasurisë dhe vendosja e barrës së provës mbi cdo subjekt të këtij ligji. Do të thotë që shtëpia, makina e biznesi vendosen në sekuestro preventive nuk mund të shitet, nuk mund të bëhet asnjë veprim. Subjekti ka barrën e provës, duhet të dalë para gjykatës dhe të dëshmojë që këto që ka i ka si pasojë e punës, nëse janë produkte të krimit ato konfiskohen. Kujt do t'i provohet që pasurinë e ka produkt të krimit do të rikthehet në burg për këtë pjesë. Mos harroni që anti-mafia italiane merr edhe pasuritë e të vdekurve", - tha Rama.

Rama sqaroi edhe goditja e fundit në aspektin financiar. Kreu i qeverisë tha se këta subjekte do të përjashtohen nga çdo e drejtë për leje, licenca e autorizime, fondet nga shteti apo koncensionet.

"Këto subjekte përjashtohen nga çdo e drejtë për të marrë apo mbajtur leje licenca autorizime që jepen nga policia e shtetit. Përjashtohen nga çdo e drejtë për të përfituar fonde në të gjithë llojet e prokurorimit, apo kontratave publike koncensione, PPP, e me radhë, dhe nga çdo kontribut të llojit ndihmë shëndetësore, hipoteka të subvencionuara të mbështetura nga fondet publike. Asgjë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Anti-KÇK/ Rama: I sekuestrojmë pasuritë kriminelëve, BURG nëse nuk justifikojnë burimin...kufizohet dalja nga qyteti


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare