Rama: Rindërtojmë 108 shkolla
në gjithë vendin deri në 2020-ën

Rama: Rindërtojmë 108 shkolla<br />në gjithë vendin deri në 2020-ën
Krahas rritjes së rrogave për mësuesit, qeveria do rikonstruktojë dhe ndërtojë nga e para 108 shkollat që ndodhet në të gjithë vendin brenda vitit 2020. Deklarata u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një pritje me mësues me rastin e festave të fundvitit. 

"Do rikonstruktojmë tërësisht dhe ndërtojmë nga e para të 108 shkollat që janë në inventarin e nevojave të Ministrisë së Arsimit. Me synimin që deri në 2020-ën të mos ketë më asnjë shkollë, në asnjë pjesë të territorit të Republikës që të mos jetë e standardeve më të mira, njësoj si shkollat që sot konsiderohen si shkollat me standardet më të mira", u shpreh Rama.

Kryeministri iu referua sërish rritjes së pagave për mësuesit, duke deklaruar se pagat do të rriten përsa kohë ekonomia e Shqipërisë do të jetë në vlera pozitive.  

"Për 31 mësues rritje pagash nga 1 marsi me 10%. Ne do t'i rrisim pagat edhe më shumë, dhe kjo është një sfidë që ne do ta fitojmë sepse reformat na kanë treguar se jemi në rrugën e duhur dhe ekonomia jonë rritet gradualisht në mënyrë të qëndrueshme. Sot jemi në një vit ku kemi të gjitha arsyet të besojmë se do ta mbyllim me një rritje 3.4-3.5%", theksoi Rama.   

Kreu i qeverisë e cilësoi gjithashtu të suksesshëm konkursin "Mësues për Shqipërinë", i cili sipas tij ka futur në sistem ata të cilët e meritojnë. 

"Po shkon në 3 mijë numri i mësueseve dhe mësuesve që janë punësuar përmes portalit "Mësues për Shqipërinë", pavarësisht se çfarë thuhet në mexhelisin tonë dhe ndonjëherë më shkon mendja se ç'a do bënit ju sikur Parlamenti të ishte një klasë dhe ju të ishit në vendin tim dhe të kishit mundësi të vlerësonit nxënësit përballë, mendja më thotë se do iknit pa vënë nota.

Sot janë 3000 mësues që janë në sistem falë meritës së tyre",
deklaroi Rama.  

Nga ky takim me mësuesit, kryeministri nuk ka lënë menjanë edhe batutat. 

Kur filluan të flasin disa në tavolina vetëm burrat flisnin ndërkohë që gratë mbanin fjalim. Burrat përmirësohen, por nuk bëhen. Prandaj të rrojnë gratë sa malet dhe pastaj nën hijen e maleve të rrojnë dhe burrat”, tha Rama.

[gallery]20157[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)