Rama rrëfen takimin me Trump: 
Ja si reagoi kur dëgjoi "Albania"
"S'kam ndërmend të ngordh në timon"
Video e plotë/Rama në Zonë e Lirë

Rama rrëfen takimin me Trump: <br />Ja si reagoi kur dëgjoi "S'kam ndërmend të ngordh në timon"
Video e plotë/Rama në Zonë e Lirë">
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" me gazetarin Arjan Çani, rrëfeu për herë të parë lidhur me takimin e tij me Presidentin Donald Trump gjatë samitit të NATO-s në Bruksel dy javë më parë. 

Rama tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pozitivisht kur dëgjoi emrin e Shqipërisë. 

"Presidentin Trump e takova në Bruksel. Na prezantoi Sekretari i NATO-s. Madje reagoi pozitivisht kur dëgjoi “Albania”, “Aaa Albania”, tha.

Folëm njëherë në fillim dhe pastaj në hollin e godinës. Folëm për Shqipërinë, folëm për rajonin. Folëm si shkonin gjërat.  

Gjëja më e rëndësishme, është fakti që Shqipëria është vend multifetar. I thash kur dolëm, a e di kush e ka ndërtuar këtë godinën e NATOS?: Ai që ka bërë Trump Toëer në Chikago. Dhe ai shprehi habinë, se nuk e dinte”
", u shpreh Rama. 

I pyetur në lidhje me takimin e pritshëm Basha-Trump, Rama tha: “Nuk e di kur do e takojë, por pak rëndësi ka”.

Biseda per Merkelin:

Rama: Angela Merkel është grua e jashtëzakonshme.

Çani: Kur erdhe në pushtet ajo kishte dhe një lloj flirti politik ndaj teje. Por s'të dha gjë më.

Rama: Po pse kush është Angela Merkel, Sudja?

"S'kam ndërmend të ngordh në timon"
Kreu i qeverisë paralajmëroi largimin nga politika, ndonëse nuk dha një afat konkret, por u shpreh se s'ka ndërmend të ngordhë në timon. 

"Fuqia nuk ka lidhje me çfarë ke arritur po me çfarë do të arrish. Sheh gjënë që aspiron dhe ku do të arrish. Ka të bëjë me vazhdimësinë e këtij vendi që unë tashmë kam nderin ta shikoj nga lart, dhe ja vlen shumë më shumë. 

Fuqinë në këtë vend e gjej tek dëshira ku mendoj që mund të arrijmë. Unë i dua njerëzit. Nuk i shikoj si kukulla, por nuk jam i lehtë në marrëdhënie sepse kërkoj shumë nga njerëzit. Investoj duke dhënë besim, por e kam të vështirë të vijoj nëse besimi nuk më justifikohet.

Sidomos rezultati në marrëdhëniet e punës. Njerëzit që dalin më takojnë janë arsyeja më e madhe e motivimit tim. Janë njerëz që të besojnë, të mbështesin. Është adrenalinë. 

Kam pasur një jetë më përpara, shumë më të ndryshme, të cilën e kam shijuar. Jam në një zonë të trurit duke përgatitur jetën tjetër, sepse unë nuk kam ndërmend të ngordh në timon.

Është diçka që kam kohë që e përgatis sepse mendoj që është e rrezikshme të presësh momentin që të tjerët të të thonë “Ik”. Duhet të përgatisësh momentin kur t’i të thuash: “Unë do të iki”.

Ky proces është i shëndetshëm dhe duhet përgatitur avash-avash. Nuk i kam vënë akoma datë, por jeta e tretë do të jetë po kaq e bukur sa e dyta dhe interesante sa e para"


(Edi Rama në Zonë e Lirë)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel