Rama: Rrethrrotullimi i 'Zogut
të Zi' do të ndryshojë sërish

Rama: Rrethrrotullimi i 'Zogut<br />të Zi' do të ndryshojë sërish
Kryeministri Edi Rama thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjes në zonën e Zogut të Zi, dhe në sheshin ‘Shqiponja’, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto dy nyje të rëndësishme të Tiranës.
 
Gjatë inspektimit që zhvilloi sot në kantierin e ndërtimit në mbikalimin e kryqëzimit të Rrugës së Kavajës me Unazën e Re, shefi i qeverisë solli sërish në vëmendje prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi, duke theksuar se nëse ajo vepër nuk do ishte penguar, sot situata do të ishte ndryshe.
 
Pa dhënë detaje të tjera rreth ekzistencës së planeve konkrete për këto ndërhyrje, kryeministri tha se me siguri do të gjendet një zgjidhje për “Zogun e Zi”,dhe për sheshin “Shqiponja”.
 
Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me “Zogun e Zi” disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te “Shqiponja”.
 
Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera.
 
Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për “Zogun e Zi”, edhe për “Shqiponjën
”- deklaroi Rama.
 
Në këtë segment të Unazës së Madhe me gjatësi 1.4 kilometra janë parashikuar përveç aksit kryesor me 4 kalime edhe dy rrugë paralele në të dy krahët, si dhe ndërtimi i dy mbikalimeve, një në zonën e Selitës dhe një në rrugën e Kavajës.
 
Aktualisht po punohet për realizimin e shtresave asfaltike, të trotuareve dhe në sinjalistikë.
 
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë

'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Luisi ndodhet në intubim! Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë