Tre orë debat, PD: PS u tërhoq nga provokimi i Ramës, kusht qeveria kujdestare! Gjiknuri: Kryeministri gati të takohet me Bashën! Hajdari: Ngrihuni të ndryshojmë sistemin

TIRANE-Debati dhe akuzat e forta mbizotëruan në mbledhjen e sotme të tryezës së Reformës Zgjedhore që u zhvillua për herë të parë sy më sy përballë (pas situatës së COVID-it) në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve  duke e çuar gjithçka në pikën zero dhe larguar akoma më shumë konsensusin mes palëve politike. Gjithçka nisi me deklaratat e kryeministrit Edi Rama dje që u shpreh qartë dhe prerë se PS-ja nuk do të pranojë kushtin e PD-së për qeveri kujdestare dhe kolegjet me gjyqtarët që nuk e kanë kaluar vettingun.

Kaq mjaftoi që mbledhja e sotme në 10:30 të niste me debate të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa Petrit Vasili i LSI-së dhe Bylykbashi i PD-së e paralajmëruan këtë situatë me email-et që shkëmbyen mbrëmjen e djeshme. Mbledhja zgjati tre orë, me një ndërprerje disa minuta rreth orës 12:30.

Qeveria kujdestare, depolitizimi i administratës, kolegji zgjedhor, votimi elektronik, etj janë disa prej listës së gjatë të çështjeve që ndajnë palët. Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se shumica, pra Damian Gjiknuri u tërhoq nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, që rrëzonte kushtin kryesor të opozitës për qeveri kujdestare.

Bylykbashi u shpreh se PD-ja nuk heq dorë nga kërkesat e saj me qeverinë transitore në krye. Skeptike opozita është edhe për depolitizimin e komisionerëve, pasi akuzon kryeministrin se do të kapë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për t'i vënë vulën.

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore Gjiknuri u shpreh se deklaratat politike të kryeministrit Edi Rama nuk mund të përdoren si sebep për të ikur nga tavolina. Ai tha se palët riangazhuan vetveten për të qëndruar në tavolinë dhe për të vijuar me diskutimet. E ndërsa përjashtoi ndryshimin e sistemit zgjedhor tani me argumentin se kërkon kohë, Gjiknuri tha se kanë rënë dakord për t'u takuar sërish të hënën.

Por ka edhe një rrugë tjetër për të arritur marrëveshjen sipas Damian Gjiknurit. "Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për cështje serioze, kërkohet një nivel final të vendimmarrjes politike, Rama e ka thënë se për cështje të rëndësishme të integrimit të vendit ku hyn edhe legjislacioni zgjedhor është gati të ulet me Bashën në tavolinë negociatash në cdo moment që e konsideron të arsyeshme" tha Gjiknuri.

Ndërsa Petrit Vasili i LSI-së u largua duke refuzuar të flasë për mediat, por përmes e-maileve mbrëmjen e djeshme e kundërshtoi në këtë mënyrë deklaratën e kryeministrit.  “Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit.

Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Nuk mendoj se OSBE - ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit”thuhet në email-in e nënkryetarit të LSI-së Petrit Vasili.

E ndërsa PS-PD duket se e kanë ndarë mendjen për të mos ndryshuar sistemin, bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari doli mjaft e revoltuar nga mbledhja e këshillit politik ku me tone të ashpra tha se opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca i "shkelin syrin njëri-tjetrit në lidhje me sistemin zgjedhor" dhe nuk duan ndryshim të tij.

Hajdari ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen me të dhe të ndryshojnë sistemin zgjedhor duke lënë të kuptohet që kjo gjë të bëhet me referendum, pasi as PS dhe as PD-LSI nuk dëshirojnë që të kthen me sistem me lista të hapura.

Mbledhja e radhës është vendosur që të zhvillohet ditën e hënë në datë 18 maj. Afati nga Kuvendi është deri në 30 qershor për mbylljen e reformës, ndërsa palët politike janë zotuar ta përfundojnë brenda këtij muaji, edhe pse pas asaj që ndodhi sot duket shumë e vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

1589359815_fototryeza.jpg

Foto sot nga tryeza e Reformës ZgjedhoreFoto sot nga tryeza e Reformës Zgjedhore

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Hajdari e revoltuar pas mbledhjes: PD-PS i shkelin syrin njëri-tjetrit! Qytetarët të ngrihen të ndryshojnë sistemin (VIDEO)

Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari ka dalë mjaft e revoltuar nga mbledhja e këshillit politik ku me tone të ashpra tha se opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca i "shkelin syrin njëri-tjetrit në lidhje me sistemin zgjedhor" dhe nuk duan ndryshim të tij. Hajdari ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen me të dhe të ndryshojnë sistemin zgjedhor duke lënë të kuptohet që kjo gjë të bëhet me referendum, pasi as PS dhe as PD-LSI nuk dëshirojnë që të kthen me sistem me lista të hapura.

Hajdari  tha se ka ardhur nga Amerika për të luftuar për lirinë dhe demokracinë, dy mungesat më të mëdha në këtë vend duke treguar shembullin persona, ku me lirinë e fjalës dhe mendimit u shpall tradhtare nga PD dhe mungesën e demokracisë e shfaq pushteti absolut i Ramës.

"Këshilli politik nuk është një këshill që diskutohet se cfarë thonë kryetarët e partive. Këtu diskutohen mandatet e çdo anëtari dhe çfarë mundësish që kanë ata që negociojnë. Kjo ndodh se kur vjen puna për sistemin zgjedhor këto mundohen të bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri tjetri. Për aq kohë sa kanë kryetar partie që i emërojnë në lista ata e kanë kryer detyrën e  tyre. E kam kërkura që më më 14 janr ndryshimin e sistemit se në këtë vend  nuk ka liri dhe nuk ka as demokraci, kam ardhur këtu vetëm për këto dy parime. Nuk kam gjetur as lirinë pasi në momentin e  parë që shpreha mendimin tim u qujata tradhtare dhe as demokraci se kemi një kryeministër që nuk lëshon pushtete dhe pe. U bëj thirrje qytetarëve të më bashkohen në këtë nisëm të ndryshimit të sistemit, në të kundërt do të jenë të djegur me këtë klasë politike. Kjo gjë ka për të ndodhur, momenti është tani, prandaj u kërkoj të gjithëve që ta ndryshojmë këtë sistem, unë për këtë kam ardhur në Shqipëri dhe do luftojë për këtë gjë deri sa të vendoset. Të krijohen kushtet që të ai që e meriton  të shkojë në parlament  dhe jo ata kandidatë që qëndrojnë si pëllumba rreth kryetarit të tyre", tha Hajdari.

Ora 14:13
Bylykbashi: PS-ja u tërhoq nga qëndrimet e Ramës, s'heqim dorë nga qeveria kujdestare (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se shumica, pra Damian Gjiknuri u tërhoq nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, që rrëzonte kushtin kryesor të opozitës për qeveri kujdestare. Bylykbashi u shpreh se PD-ja nuk heq dorë nga kërkesat e saj me qeverinë transitore në krye.

Prononcimi i plote i Oerd Bylykbashit
Patëm një mbledhje me një debat shumë të fortë për sa i përket deklaratave të djeshme të kryeministrit Rama, i cili në mënyrë fare të qartë bëri tentativë të drejtpërdrejtë për të siluruar  procesin politik dhe sigurisht dhe atë teknik, pra reformën zgjedhore. Atë që ne i bëmë të qartë maxhorancës sot në Këshill Politik ishte që: Kushtet që ne kemi vendosur mbi tryezë me propozimet tona janë aty mbi tryezë. Ne nuk tërhiqemi nga ato! Jo vetëm që kërkohet vullnet politik që e garanton vetëm qeveria tranzitore, por në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi kryeministri Rama që marrë në xhepin e tij administratën zgjedhore duke emëruar aty militantë politikë të veshur si të pavarur nga administrata publike.

Dhe po ashtu nuk do të ketë mundësi të marrë Kolegjin Zgjedhor për t’i vënë vulën manipulimeve që kryen me administratën e kapur politikisht. Në debatin që bëmë maxhoranca u tërhoq nga këto qëndrime dhe kjo na jep mundësinë për të vazhduar më tej. Por që të jetë e qartë: opozita jo vetëm nuk do të çedojë nga të gjitha garancitë ndër vite i janë dhënë procesit zgjedhor dhe opozitës në përgjithësi, pavarësisht kush ka qenë në opozitë, por do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera të cilat do të bëjnë gjithmonë e më të vështirë manipulimin. Sigurisht asnjë nga këto nuk është e mjaftueshme për të garantuar vullnetin politik që e garanton vetëm një qeveri tranzitore.

Pra, kryeministri është tërhequr nga dy kushtet e djeshme të panegociueshme?
Në debatin tonë ne bëmë të qartë qëndrimin tonë dhe maxhoranca në konsideratën tonë u tërhoq nga ato qëndrime që dje në mënyrë shumë provoktive Edi Rama bëri. Dua të nënvizoj një fakt, ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli Politik po fillonte punën duket qartë që ishte një tentativë për ta nxjerrë nga binarët punën e Këshillit Politik, sepse Edi Ramës nuk i intereson produkti konsensual i reformës zgjedhor por kërkon ta miratojë Kodin Zgjedhor vetëm me votat e tij me ato ndryshime që ai pretendon; që administrata zgjedhore të jetë e emëruar prej tij dhe Kolegji Zgjedhor të jetë i përzgjedhur prej tij t’i vërë vulën manipulimeve. Ne këtë nuk e lejojmë, në këtë Këshill Politik kjo nuk mund të kalojë kurrë!

Gjiknuri pak para jush hodhi disa ide sa i përket depolitizimit të administratës, por nuk u shpreh qartësisht sa i përket çështjes së Kolegjit Zgjedhor. U propozua ndonjë formulë tjetër ndryshe nga ajo që keni propozuar?
Sot debati ishte i fokusuar tek kjo çështje, jo tek detajet e propozimeve konkrete. Ajo që ne bëmë të qartë është që çdo lloj zgjidhje mbi administratën dhe çdo lloj zgjidhje për Kolegjin Zgjedhor nuk ka për ti dhënë mundësi maxhorancës për ta bërë vetëm. Asnjë lloj versioni nuk mund të kalojë nga Këshilli Politik në këtë drejtim, por ajo që ne u përpoqëm është të inkuadronim edhe njëherë bazat e kompromisit politik të janarit që kërkon që çështjet të debatohen me konsensus. Dhe sigurisht ai që është mëkatari më i madh, jo vetëm politik por në mënyrë speciale, të veçantë për zgjedhjet që është kryeministri, është i fundit që mund të flasë dhe mund të përcaktojë ai standardet dhe kriteret e zgjedhjeve të ardhshme të shqiptarëve. Në këtë proces ne kemi bërë propozime për administratën zgjedhore, për votimin elektronik, për financimin e partive, për rinumërimin e votave, për rolin e policisë dhe të prokurorisë në proces, të gjitha në përputhje të plotë me rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR. Ajo që kërkon maxhoranca është e kundërta sepse provën për këtë e ka në atë që ka bërë deri më sot me zgjedhjet.

Po për sistemin zgjedhor çfarë qëndrimi mbajtët?
Sot ne patëm një raport nga ekspertët në lidhje me kushtetutshmërinë e propozimeve e bëra deri më sot. Çështja është e hapur për të diskutuar propozimet sa i përket sistemit zgjedhor, një gatishmëri që opozita e ka treguar gjithmonë, por çështja kryesore e debatuar sot ishte pikërisht përpjekjet për të siluruar procesin nga kryeministri dhe nevoja për të rivendosur themelet e konsensualitetit të këtij procesi gjë që gjatë kësaj mbledhje maxhoranca u tërhoq nga ato lloj qëndrimesh.

Ora 13:56
Gjiknuri: Jo ndryshim sistemi! Deklaratat e Ramës? Jo sebep për të ikur nga tavolina, dakord për vijimin e punës

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes u shpreh se deklaratat politike të kryeministrit Edi Rama nuk mund të përdoren si sebep për të ikur nga tavolina. Ai tha se palët riangazhuan vetveten për të qëndruar në tavolinë dhe për të vijuar me diskutimet. E ndërsa përjashtoi ndryshimin e sistemit zgjedhor tani me argumentin se kërkon kohë, Gjiknuri tregoi se për cfarë u ra dakord sot. Qeveria kujdestare, depolitizimi i administratës, kolegji zgjedhor, votimi elektronik, etj janë disa prej listës së gjatë të çështjeve që ndajnë palët.

"Ekspertët paraqitën një numër propozimesh që janë punuar, kuptohet me 2-3 dallime, shpresojmë që në mbledhjen e radhës t'u japim zgjidhje disa cështjes, si kuota gjinore, policia, roli i prokurorisë, disa ligje për drejtësinë penale, pjesë e kërkesave që ka ngritur opozita. Për sistemin zgjedhor, ekspertët bënë një ekspoze, të gjitha propozimet për sistemin që kanë paraqitur palët prekin Kushtetutën dhe do trajtuar më tej dhe do të dojë kohën e nevojshme. Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet.

Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim. Pra, vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama nëse për cështje serioze, Rama e ka thënë se është gati të ulet me Bashën në tavolinë.

Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër. Besoj që mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e hënë në orën 10:00. Sa i përket vettingut, është parim kushtetues, e njëjta gjë për depolitiizmin e administratës, ne jemi duke diskutuar, brenda parimit për të gjetur zgjidhje, nuk është shkencë ekzakte, por politike për të akomoduar interesat e palëve. Të gjitha propozimet për sistemin zgjedhor kërkojnë ndryshime Kushtetuese, kjo kërkon kohë, disa parti kanë thënë se nuk e votojnë Kodin, pa këtë, por ne do të bëjmë çmos për të gjetur kompromis. Për sistemin ne kemi pikëpamjet tona, kemi opinionet tona, që mbase ka ardhur momenti që mund të rishikohet mos ketë koalicione zgjedhore, ky është mendimi im personal" tha ai.

Ora 13:43
Tre orë debate për Zgjedhoren, përfundon mbledhja, Vasili shmang mediat

Tre orë ka zgjatuar mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ndërsa në përfundim, përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili është larguar duke mos pranuar që të flasë për mediat.

Ora 12:32
Pas debateve, palët rikthehen sërish në tryezën e reformës zgjedhore

1589365982_REFORMA.jpg
Pas ndërprerjes për disa minuta për shkak të debateve mes Gjiknurit dhe Vasilit ka rinisur mbledhja e tryezës së reformës zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Ora 12:15
Debate Gjiknuri-Vasili, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik

1589364984_reformazgjedhore.jpg
Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:30 është ndërprerë për disa minuta, pas debatit të fortë mes Damian Gjiknurit dhe Petrit Vasilit.

Ora 11:54
Tryeza politike për Zgjedhoren/ OSBE: Ju bëmë gati sallën, masat, dorezat e higjienizuesit

1589363670_damiani.jpg


Në një postim në Facebook, prezenca e OSBE-së në Tiranë deklaron se palëve politike që janë ulur në Pallatin e Kongreseve për tryezën e Reformës Zgjedhore u ka mundësuar sallën e mbledhjen, por edhe maskat, dorezat dhe higjienizuesit. "Për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve. Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm. Prezenca ka mundësuar sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, dhe pajisjen e pjesëmarrësve me maska, doreza dhe higjienizues" thotë OSBE.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erti: 14/05/2020 19:28

    Ik nga tryeza rudine,,,ata po tallen me ty...

    Përgjigju
  • Cuni: 14/05/2020 01:43

    O GJIKNUR je I korruptuar dhe mashtrues nuk ke drejte morale te sygjerosh Per reformer zgjedhore

    Përgjigju
  • artan: 13/05/2020 19:28

    PD te mos i rrej mendja kot se nuk ka dhe ska pse te kete qeveri tranzitore.PD dhe banditet e saj nuk i ka votuar njeri keshtu qe te shporren se nuk i imponojne dot shumices qeveri te pakices.Ptu fare e keqe qelbesira maskarenj ju hengert kanceri plehra.

    Përgjigju
    • Freedom House: 14/05/2020 08:44

      As rilindjen nuk e ka votuar populli. Votat u blenë. U blenë edhe kur rilindja votoi mes vetes pa opoziten ne zgjedhje. 7 vjete qe paret e hashashit bëhen vota. Ti artan jeton ne Evrope dhe informohesh nga portalet alla ERTV.

  • Sssss: 13/05/2020 17:43

    Duhet t cohemi n protesta

    Përgjigju
  • BYLYKBASH BIMBASH: 13/05/2020 17:26

    O bylikbash bimbash ti me gjith partin tate do i ruani Edi Ramës hajdarin me emrin bylykbash kok trashin do ja boni tac o bylykbashi pac.

    Përgjigju
    • Ambulanca: 14/05/2020 09:09

      Ty te paska ngelur vetem kosherja. E di si mblidhet bleta? Merr si fillim dy gur ne dore. Pjesen tjeter ta tregoj neser

  • Dru me pre: 13/05/2020 16:03

    Bylykbash bajge byk e kashte ose me mire me then koqekasht

    Përgjigju
  • ert: 13/05/2020 14:59

    shqiperia do vdesi satelit korrupsioni, bastardet nuk e leshojne karrigen si djathtas ashtu dhe majtas, I shkreti popull.

    Përgjigju
    • Cadrega: 14/05/2020 09:04

      Ata “djathtas” e kan lëshuar karrigen. Duart në tepsi dhe ne timon i ka vetem Rama. Të rrim shtrembët e të flasim drejt!

  • Tutu: 13/05/2020 14:33

    Mos u dorzoni moj zonje e mire... ju opozita qe pergojoheni nga baxhellat politike te te dy kraheve.... tregojani vendin qelbesirave dhe beni histori... ky rast vjen nje here ne njeqind vjete...

    Përgjigju
  • LORA: 13/05/2020 14:32

    Ashtu me te lumte.bylykbash,,,mos hiq dore nga qeveria kujdestare;qe nga opozite rrugore babalesh te pirdhesh fare-fare nga tregu politik,,,,dhe Shqiperia te clirohet perfundimisht nga antikombetarizmi juaj permanent.

    Përgjigju
  • robi: 13/05/2020 13:52

    Po leshelija ka vdekur, ne qershor eshte pervjetori i pare i vdekjes politike te leshitlikes . I perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te haremit erotiko naziskin te Jales.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 13/05/2020 12:48

    Pa as me te voglin dyshim qe zgjedhjet e lira jane fundi i degjenerates politike shqiptare,klases se felliqur politike qe sundon prej 30 vjetesh. Prandaj gjiknurja me tavarishc vasiljevin bejne showman. Pa perjashtim jane felliqsira dhe kete situate qe eshte duke dal duarsh duhet ta marre ne dore us department@bundestag e tu perdredh qafen paperjashtim si ne korrik 2016 kuvendareve te flliqur deri ne qafe. Rruge tjeter ska dhe besoj fort qe "revolucioni viçidolist" nuk do te permendet me.

    Përgjigju
  • tori: 13/05/2020 12:30

    Kot mirreni me at ish opozite mashtruese,rrugace,manipuluese e gojprishun.Ato nuk duan apo nuk dine se cfare duan.Eshte e kote te mirreni me ato.Kohe e humbur.

    Përgjigju
    • Kordoni: 14/05/2020 01:01

      Ç’e duam opoziten?! Ne kemi Kryeliderin PanBotëror. Opzitën po e bën Erjon Braçe sipas modelit të bashkimeve profesionale. Po s’ju pëlqeu ikni nëpër Evropë për azil siç keni ikur këto 7 vite.

  • Free: 13/05/2020 12:11

    Vendi i cudirave ku deputet nuk perfaqsojne popullin dhe vazhdojne te vendosin si ta vjedhin voten.

    Përgjigju
  • Sara: 13/05/2020 12:10

    Provokacja ... kur do shpetojme nga keta neveri politikane

    Përgjigju
  • Lili: 13/05/2020 10:52

    Nuk e kuptoj pse merreni me opoziten jashte parlamenti,ata jane me rrugaca,jane pasurua tu e vjell popullin e kur fasin si te ndershem,ju jepni edhe rroge mujore ,ata lek duhet te shojne per te varferit,Ata bejne propagande duke e nxire shqiperine.Pse ju beni kaq shum lutje per takime,e keni opoziten ne parlament?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg