Kryeministri Edi Rama tha se rrjetet sociale kanë ndikuar në vetminë e të rinjve dhe kapërcimin mes kufijve të realitetit e virtualitetit. Çështja e kufizimit të tyre do të debatohet në një konsultim me prindërit dhe mësuesit për të vendosur mbi moshën dhe kritere të tjera.
“Kjo situatë e re e gatuar me vite në Europë e Shqipëri si rezultat i arsyeve të ngjashme e të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve. Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales në pikën që kanë nxjerrë psikologët në konkluzionin që shumë nga këta të mitur e konsiderojnë një mundësi të tillë për të hyrë fizikisht në një playstation dhe duhet hapur debati deri kur mund të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, 16 apo 18 vjeç. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TiKTok-un, do të fillojmë konsultimin në shkolla dhe me prindërit”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Të miturit në protesta, shqetësuese!’ Rama: Konsultime për kufizimin e rrjeteve sociale, vitin tjetër zgjatet orari i shkollës deri në orën 17:00! Dhuna është justifikuar







