Rama: Rruga Orikum-Himarë 
në shqyrtim tuneli në Llogara

Rama: Rruga Orikum-Himarë <br />në shqyrtim tuneli në Llogara<br /><br>
VLORE - Kryeministri Edi Rama flet për ty projekte rrugore për të shkurtuar distancën mes Orikumit dhe Himarës. 

 

Gjatë inspektimit të Lungomares në Vlorës në prani edhe të komisionerit të BE për Zgjerimin, Johannes Hahn, Rama tha se janë dy opsione në tavolinë, rikonstruksioni i aksit ekzistues Orikum-Llogara-Himarë ose nga një tunel që do kalojë përmes Llogarasë. 

VIDEORama: Rruga përgjatë bregut një opsion tuneli në Llogara

“Do transformojmë aksin që na çon nga Radhima në Orikum. Po përgatisim edhe ndërhyrjen në vijën bregdetare të Orikumit. Po diskutojmë të finalizojmë projektin nga Orikumi, përmes Llogarasë e deri poshtë në Himarë. Po diskutojmë dy variante, atë të rrugës ekzistuese me standarde të BE dhe një aks pjesërisht të ri, me tunelin në Llogara”, tha kryeministri.  

 

Rama u shpreh gjithashtu se projektet në Vlorë përfshijnë ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, ku kryefjalë mbetet Lungomarja, Bulevardi i ri dhe rikonstruksioni i qendrës historike të qytetit.   

Lungomarja do shtrihet në krahun jugor, në një fazë të vogël në përmasë deri te uneli, qoftë në krahun perëndimor, në fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës. Të dyja këto segmente ne do i nisim menjëherë nga viti i ardhshë,. Do nisim edhe Bulevardin e ri që do sjellë një tranformim po kaq të madh përgjatë gjithë qytetit. Do vijojmë investimin për qendrën historike të Vlorës e cila do t’i japë qytetit mundësi për të shfaqur një pjesë të rëndësishme të identitetit të vend”

Nga ana e tij, komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn vlerësoi punimet për Lungomaren, ndërsa u shpreh se BE do vijojë të financojë projekte të tjera për të justifikuar angazhimin e unionit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. "Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren, atëherë unë mendoj se ky është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Po të jepen rezultate edhe për projekte të reja, Shqipëria do të jetë sa më shpejt në BE", tha Hahn.

VIDEO/ Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn vizitë në Vlorë

Rama dhe Hahn në Vlorë, inspektojnë Lungomaren
Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Vlorës, ku kanë inspektuar "Lungomaren". 

Rama e Hahn shoqërohen në këtë vizitë edhe nga ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin. Ata janë pritur nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve lokale. Gjatë kësaj vizite, Rama dhe Hahn inspektuan punimet për "Lungomaren", projekt i cili është financuar nga Komisioni Europian, si dhe ndanë tre çmimet për maketet më të mira të cilat do kthehen në vepra arti përgjatë Lungomares. 

[gallery]24613[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë