Në mbyllje të negociatave të ndërmjetësuara nga zyrtarët gjermanë David McAllister dhe Knut Fleckenstein, të cilat u mbyllën pa asnjë rezultat, kreu i qeverisë ka shprehur të njëjtin qëndrim përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se "pa miratuar Vettingun nuk do ketë asnjë kompromis".
Ai ka theksuar se Reforma në Drejtësi nuk mund të negociohet, ndërsa paralajmëron se nëse opozita do dialog, atëherë ai duhet të zhvillohet pa kushte dhe duke miratuar Vettingun më parë.
"Miq! Gjithnjë të hapur për dialog pa kushte. Por pa Vetingun s'ka asnjë kompromis, sepse Drejtësia për Shqipërinë që duam nuk negociohet", shkruan Rama në Facebook.
(Postimi i Ramës në Facebook)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com